back to top
Tuesday, March 10, 2026
BallinaSport3 miliardë nga shitja e Chelseat në qendër të përplasjes mes qeverisë...

3 miliardë nga shitja e Chelseat në qendër të përplasjes mes qeverisë britanike dhe Abramovichit

Të ngjajshme

Arrestohet ish-futbollisti i Man Cityt, akuzohet për lëndim të rëndë

Telashe të reja për ish-mesfushorin anglez Joey Barton. 43-vjeçari është...

Sulm kibernetik ndaj administratës së Kuvendit të Shqipërisë

Administrata e Kuvendit të Shqipërisë, ditën e sotme është...

Aksident i lehtë trafiku në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë

Një aksident i lehtë trafiku ka ndodhur sot në...

AKB: Nafta mbi 100 dollarë për fuçi – alarm për ekonominë e Kosovës

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) shpreh shqetësim për rritjen...

Tri vjet pas shitjes së Chelseat, ish-pronari Roman Abramovich është ende në qendër të një përplasjeje me qeverinë britanike për përdorimin e rreth 2.5 miliardë funteve (afro 3 miliardë euro) që erdhën nga shitja e klubit.

Paratë mbeten të ngrira në një llogari bankare në Mbretërinë e Bashkuar, pasi Abramovich u sanksionua në vitin 2022 për lidhjet e tij me Kremlinin pas pushtimit rus të Ukrainës, shkruajnë mediat britanike, përcjell “Gazeta Express”.

Për këtë arsye, shitja e klubit u bë me procedurë të përshpejtuar dhe pronësia kaloi te një konsorcium i udhëhequr nga Todd Boehly.

Në atë kohë, Abramovich kishte deklaruar se të ardhurat nga shitja do të dhuroheshin për viktimat e luftës në Ukrainë, por sot ka një konflikt mbi mënyrën se si duhet të përdoren këto fonde.

Qeveria britanike kërkon që të gjitha fondet të përdoren ekskluzivisht për ndihmë humanitare për Ukrainën, ndërsa Abramovich dëshiron që ato të shkojnë për të gjitha viktimat e luftës, jo vetëm për ukrainasit.

Për këtë arsye paratë vazhdojnë të jenë të bllokuara dhe palët po përgatiten për një betejë të mundshme ligjore, nëse nuk arrihet një marrëveshje për mënyrën e shpërndarjes së tyre. /Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz