back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaJetë3 gabimet e vazhdueshme që bëni sa herë lyeni flokët

3 gabimet e vazhdueshme që bëni sa herë lyeni flokët

Të ngjajshme

Daut Haradinaj: AAK dhe LDK patën komunikim për listë të përbashkët

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut...

Haradinaj: Asnjë lëvizje në luftë nuk është bërë pa miratimin e SHBA-së

Nënkryetari i AAK-së, Daut Haradinaj, ka deklaruar se gjatë...

Çfarë po ndodh me Liverpulin? Sunderland hesht ”Anfieldin”

Sunderland ka kaluar në epërsi ndaj Liverpulit. Chemsdine Talbi heshti...

Sami Kurteshi sulmon keq mediat – Gazetarët i quan “vrasës me pagesë”

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi, ka...

Flokët ashpërsohen, sidomos në rastet kur nuk i lyen tek një profesionist, madje mund të pësojnë dëme të mëdha, deri në djegie ose këputje.

Flokët e lyer, ndryshe nga flokët natyralë, kërkojnë më shumë kujdes dhe trajtim, sepse pas lyerjes nuk janë më në gjendjen e mëparshme, bëhen më të ashpër, këputen më lehtë dhe humbasin shkëlqimin e dikurshëm.

Megjithatë ju mund ta merrni situatën në kontroll duke shmangur gabimet mëposhtme.

1.MOS I LYENI TEK JO PROFESIONIST:

Flokët ashpërsohen, sidomos në rastet kur nuk i lyen tek një profesionist, madje mund të pësojnë dëme të mëdha, deri në djegie ose këputje.

Zakonisht, pjesa më e madhe e femrave nuk gjejnë rehat me flokët, ndryshojnë vazhdimisht parukier, duke harruar që kjo është në dëm të shëndetit të flokëve, edhe për shkak të ndryshimit të bojës.

2.MOS PËRDOR BOJË TË LIRË:

Këtu, mbi të gjitha duhet të bësh kujdes më bojën që zgjedh. Asnjëherë mos u josh nga çmimi i lirë, por as nga ambalazhi. Ji e kujdesshme për të zgjedhur bojë nga firma të miratuara nga tregu profesionist.

E mira është të jetë bojë bimore, sepse pas lyerjes, flokët janë të shëndetshëm, por eliminon edhe rastet e alergjive.

3.MOS NDRYSHO NGJYRËN VAZHDIMISHT:

Dëmi më i madh që mund t’u shkaktosh flokëve janë kalimet ekstreme nga njëra bojë në tjetrën (nga e kuqja në të zezë, nga bionde në zeshkane). Në këto raste, flokët dhe skalpi mund të pësojnë dëme të pariparueshme.

Flokët e shëndetshëm janë më tërheqës sesa ngjyra moderne me flokë të dëmtuar. Lyerjet e shpeshta të flokëve nuk janë aq problematike sa janë ndryshimet e shpeshta të ngjyrave.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz