BallinaLajme3 ditë në kërkim të bariut, dyshohet se e ka marrë rrjedha...

3 ditë në kërkim të bariut, dyshohet se e ka marrë rrjedha e lumit Vjosë

Të ngjajshme

Zbulohet magazina me drogë në Shijak, bien në pranga 4 persona

Policia e Durrësit këtë të diel ka vënë në...

Vinicius në dyshim, shqetësim i madh në Madrid

Real Madrid përballet me një seri ndeshjesh shumë të...

Pamje apokalipsi në Prishtinë, shembet rruga

Një rrugë është shembur në Prishtinë, përkatësisht në rrugën...

Që prej datës 3 shkurt , fati i bariut në Shqipëri, Ylli Dine, 65 vjeç, mbetet i panjohur. Sipas dyshimeve paraprake, ai mendohet se është rrëmbyer nga rrjedha e lumit Vjosa pasi është rrëzuar në zonën e njohur si “Fusha e fshatit Peshtan”, në bashkinë Tepelenë.

Ngjarja ka tronditur familjarët dhe banorët e zonës, të cilët prej ditësh jetojnë mes ankthit dhe shpresës. Prej ditës së parë të raportimit të zhdukjes, kërkimet po zhvillohen me intensitet të lartë, shkruan A2CNN.

Në operacion janë angazhuar palombarët e RENEA-s, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, Forca e Posaçme “Shqiponja”, shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, përfaqësues të Forcave të Armatosura, si dhe familjarë e vullnetarë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz