Ramiz Lladrovci ka një falenderim për të gjithë
Ditë më parë ka ndërruar jetë, Mehmet Lladrovci, babai i komandantit të UÇK-së, Fehmi Lladrovcit, dhe i kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovcit.
Në ditën e vorrimit të Bacit Tush por edhe në tre ditët për ngushëllime ka pasur numër të madh njerëzish nga të gjjitha trojet shqiptare.
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka falenderuar të gjithë miqtë dhe dashamirët për kryeshëndoshë.
Falenderimi i Lladrovcit:
Me rastin e shprehjes së ngushëllimeve për tri ditët e shkuara për Babën Tush, falënderoj të gjithë miqtë e dashamirët për kryeshnosh. Falënderoj edhe ata që nuk arritën të jenë fizikisht me neve këto tri ditë për shkaqe të ndryshme.
Falënderoj të gjithë miqtë e dashamirët nga të gjitha trojet etnike që në mënyra të ndryshme morën pjesë në dhimbjen tonë por nuk mundën të vijnë për ngushëllime.
Lexo edheFeronikeli prezanton transferimin e ri që vije nga Gjermania (FOTO)
Po ashtu, shpreh falënderim të veçantë për ngushëllimet e shprehura nga udhëheqësit institucional të vendit tonë, Drenicës, vendit amë dhe Maqedonisë, partitë politike dhe bartësit e përgjegjësive institucionale.
Baba Tush, në veçanti ka treguar respekt për familjet e dëshmorëve, andaj edhe unë i falënderoj të gjitha familjet e dëshmorëve veç e veç që morën pjesë në dhimbjen tonë, duke ritheksuar se ato janë vlerë e jashtëzakonshme e vendit tonë.
Të gjithëve, ju falënderoj me respektin më të thellë në emër të Familjes Lladrovci, i bindur se sakrifica e çdonjërit për popullin e vet, mbetet në kujtesë dhe e paharruar. Kjo u dëshmua edhe gjatë këtyre tri ditëve.
Ju faleminderit, ua kthefsha me të mirë!














