BallinaRegjionaleMitrovicë22-vjeçarja vuan nga paraliza cerebrale, Qendra Sociale e shpall të vdekur dhe...

22-vjeçarja vuan nga paraliza cerebrale, Qendra Sociale e shpall të vdekur dhe ia ndal 75 eurot

Të ngjajshme

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Trump: Irani ka rënë dakord të mos ketë armë bërthamore

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Irani ka...

Hasani: Me LVV-në PDK-ja në koalicion asnjëherë

Nait Hasani tha se Partia Demokratike e Kosovës duhej...

Rrezarta Hajradini, 22 vjeçe nga fshati Koshtovë i Komunës së Mitrovicës që nga mosha 6-muajshe vuan nga paraliza cerebrale. Këtë gjendje asaj ia kishte shkaktuar temperatura e lartë duke ia dëmtuar disa pjesë të trurit me të cilat kontrollohen lëvizjet. Që nga ajo kohë Rrezarta ka aftësi të kufizuara. Ajo merr ndihmë nga shteti në shumë prej 75 eurove në muaj, por kjo shumë ka tre muaj që i është ndalur nga ana e Qendrës për Punë Sociale. Komisioni gjendjen e saj do ta vlerësojë vitin e ardhshëm.

Babai i Rrezartës, Asllani, ka shpjeguar për Express se ndihma i është ndalur pa asnjë paralajmërim, ndonëse në komisionin mjekësor i cili do ta vlerësojë gjendjen e saj ajo do të paraqitet vitin e ardhëm.

“Merr ndihmë sociale, 75 euro i merr. Kur i ka bërë 18 vite unë Rrezartën e kam pas në komision mjekësor, deri në vitin 2018 ajo përsëri do të hyjë në Komision. Qe 3 muaj ia kanë ndal pensionin”, thotë ai.

“Nuk më ka njoftua asnjëherë që janë ndalë paratë. Kur kam shkua në bankë e kam pa që nuk kanë dalë mjetet. Qysh po i ndalin nuk e di, që tre muaj nuk e ka marrë”, thotë babai i 22 vjeçares.

Tutje ai shpjegon edhe për një dokument i cili i është dhënë atij nga qendra për punë sociale e që lëshohet vetëm për personat e vdekur. Në letrën që babai i Rrezartës, Asllani e posedon,  është një raport i Zyrës Kryesore të DPK’së në të cilin thuhet se të dhënat e mëposhtme janë për personin e vdekur. Ndonëse në dokument në pjesën ku  ceket data e personit të vdekur, me dorëshkrim është e shkruar se Rrezarta është në jetë./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz