V. B., rreth tre vjet më parë, dyshohet se vetëm për një shuplakë kishte privuar nga jeta një moshatar të tij në Mitrovicë, e sulmet nuk i ka ndalur as prapa grilave.
Por, kësaj radhe, 20-vjeçari V. B., jo me kallashnikov e afër shkollës sikurse herën e kaluar, por në Qendrën korrektuese për të mitur në Lipjan.
Ai, me një mjet tjetër të fortë të cilin kishte arritur ta këpuste nga dritaret e kësaj qendre, theri një të mitur të burgosur, raporton KTV.
Sulmuesi po mbahet nën masën e paraburgimit për veprat penale “ vrasje e rëndë” dhe “mbajtje nën pronësi dhe nën kontroll të armës pa leje”.
Këtë incident, i cili ka ndodhur ditë më parë, e kanë konfirmuar në Shërbimin korrektues të Kosovës, zyrtarë të të cilit kanë thënë se viktima e sulmit ka marrë lëndime të lehta trupore.
















