back to top
Monday, October 27, 2025
BallinaLajme2 të arrestuar për keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar

2 të arrestuar për keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar

Të ngjajshme

Lando Norris fiton Çmimin e Madh të Meksikës

Lando Norris konfirmon formën e tij të jashtëzakonshme dhe...

Çfarë po ndodh pas mungesës së Sara Gjordenit në rrjete sociale

Sara Gjordeni, ka rikthyer vëmendjen e ndjekësve me një...

Publikohen 8 pikat e marrëveshjes mes LDK-së e PDK-së në Fushë Kosovë

Në Fushë-Kosovë është zyrtarizuar një koalicion i paprecedent politik...

Celina “detyroi” kundërshtarin të shënonte në portën e vet!

Skuadra e AIK-ut ka barazuar 2:2 ndaj Hackenit në...

LDK-PDK në balotazh në Fushë Kosovë, e konfirmon Besnik Osmani

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka arritur koalicion me...

Policia e Kosovës, konkretisht Njësiti Rajonal i Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit Prishtinë, në fillim të muajit shtator 2019, ka pranuar informacionin;  se zyrtarë të Departamentit të Patentë Shoferëve në Prishtinë, dyshohet se janë duke marr ryshfet me qëllim që kandidatët për patentë shofer të kalojnë testin teorik.

Hetuesit policor pas grumbullimit të të dhënave paraprake, ka njoftuar organet e drejtësisë dhe ka siguruar urdhëresën nga Gjykata Themelore në Prishtinë, për masa të fshehta të hetimit.

Pas një hetimi dy javorë, sot më 18.09.2019, janë arrestuar si të dyshuar dy persona nën dyshim për përfshirje në veprat penale: “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Marrja e ryshfetit” dhe “Pranimi i ryshfetit ne sektorin privat”. Të dyshuarit kanë vepruar në bashkëpunim, njëri si ndërmjetësues i ka pranuar të hollat (në rastin konkret 500 €), kurse tjetri në cilësinë e ekzaminerit ndihmon gjatë procesit të provimit teorik duke i treguar përgjigjët e sakta.

Policia ka arrestuar të dyshuarit: G.K. viti i lindjes 1973,  m/k/sh dhe E.Zh. viti i lindjes 1967,  m/k/sh. Gjatë kontrollit, në prezencë të avokatit mbrojtës, tek të dyshuarit janë gjetur 500 € që janë përdorur për aplikimin e masës së fshehtë “Simulim i veprës së korrupsionit”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz