back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaRegjionale19 vjet nga sulmi në familjen Jashari

19 vjet nga sulmi në familjen Jashari

Të ngjajshme

AAK-ja zyrtarizon këngëtarin e njohur si kandidat për deputet

Aleanca për Ardhmërin e Kosovës ka zyrtarizuar këngëtarin e...

Ardon Jashari titullar, publikohen formacionet e ndeshjes Lazio – Milan

Lazio dhe Milan përballen sonte në Kupën e Italisë. Kjo...

Netanyahu emëron kreun e ri të Mossadit

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu njoftoi të enjten se ndihmësi...

Jahja Kokaj nuk kandidon për deputet: Në Kuvend flasin për gjëra që nuk i dinë – më kap dhimbja e kokës

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe profesori universitar, Jahja Kokaj,...

22 janari 2017, shënon 19-vjetorin e sulmit të dytë të Serbisë mbi familjen Jashari në Prekaz.

Në atë ditë të vitit 1998, në orët e hershme të mëngjesit, nga Fabrika e Municionit të Gjuetisë, rreth 500 metra larg shtëpive të lagjes Jashari, kishin lëvizur forca të policisë serbe, të cilat ishin drejtuar drejt Kullës së Jasharëve, për ta sulmuar atë me armë të llojeve të ndryshme.

Meqë atë natë Adem Jashari nuk ndodhej në shtëpi, rezistencë sulmit të policisë serbe i kishin bërë Shabani e Hamza, me nipa e mbesa.

Sulmi i tretë i Serbisë në familjen Jashari kishte ndodhur më 5 mars të vitit 1998. Pas një lufte që kishte zgjatur tri ditë, kishin rënë heroikisht 20 anëtarë të familjes Jashari, përfshirë edhe komandantin legjendar të UÇK, Adem Jasharin, transmeton Koha.net.

Këtij sulmi i kishte shpëtuar Iliriana, e cila ndodhej në Akrashticë të Vushtrrisë. Ajo ishte e fejuar e më pastaj është martuar në Açarevë të Skënderajt, me Asllan Selimin, bashkëluftëtar i Adem Jasharit, e vëlla i Rexhep Selimit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz