Labinot Kabashi është sensacioni më i fundit që është shfaqur në Barcelonë, shkruan e përditshmja britanike “The Sun”.
Në një përmbledhje që ia ka bërë Labinot Kabashit, The Sun shkruan: “Si vetëm 16-vjeçar, Labinoti është thirrur për ta përfaqësuar Kombëtaren e sapoformuar të Kosovës në futboll,” përcjell Express.
“Dhe Kabashi është në mesin e talenteve më të mirë në dispozicion,” shkruan më tej e përditshmja britanike.
“Kabashu u lind në vitin 2000 në Kosovë, por iku nga vendi i shkatërruar nga lufta bashkë me familje në mshën dyvjeçare për t’i shpëtuar spastrimit etnik nga forcat serbe,” shkruan The Sun.
Kabashi është cilësuar si Iniesta i ri për shkak të stilit dhe dëshirës për lojën e futbollit, shkruan The Sun.
Më tej, The Sun e citon Kabashin të ketë thënë për Barca TV kur ishte ftuar nga Kombëtarja e Kosovës se “Fillimisht mendova se po bënin shaka me mua.”
“Por, e kuptova që ishte e vërtetë dhe u lumturova tej mase. Jam krenar që jam në gjendje të luaj për Kosovën,” ka thënë Kabashi, shkruan The Sun.
Labinot Kabashi është lindur në Polac të Skënderajt më 28 shkurt të vitit 2000. Është njëri nga talentët më të mirë që ka Barcelona dhe Përfaqësuesja e Kosovës./Express/Drenicapress/