back to top
Tuesday, February 17, 2026
BallinaLajme18 vjet shtet, Sekretari amerikan, Rubio: Amerika mbetet e palëkundr në mbështetjen...

18 vjet shtet, Sekretari amerikan, Rubio: Amerika mbetet e palëkundr në mbështetjen për sovranitetin dhe integritetin e Kosovës

Të ngjajshme

Në foltoren e Kuvendit vendoset emblema e UÇK-së

Në Kuvendin e Kosovës sot mbahet seanca solemne me...

“Kokë me kokë”/ Përshëndetje e ngrohtë midis Rifat Jasharit e Haradinajt

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është përshëndetur ngrohtësisht me...

“Fituesit e mi”, Oriola del hapur në mbështetje të këtyre dy banorëve

Modelja e njohur shqiptare, Oriola Marashi, ka bërë publike...

Departamenti Amerikan i Shteti ka publikuar sot urimin e sekretarit të shtetit, Marco Rubio për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Në urimin e sekretarit amerikan të shtetit thuhet se SHBA-të mbeten të palëkundur në mbështetjen e saj për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.

“SHBA mbetet e palëkundur në mbështetjen e saj për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, dhe presim me padurim zgjerimin e lidhjeve ekonomike që do të rrisin mirëqenien e të dy kombeve tona. Ne e vlerësojmë mbështetjen e Kosovës për përpjekjet e SHBA-së në adresimin e sfidave globale dhe mirëpresim udhëheqjen e saj si Anëtare Themeluese e Bordit të Paqes”,thuhet në urim, transmeton lajmi.net.

Deklarata e plotë:

Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ju shpreh urimet e mia popullit të Republikës së Kosovës me rastin e shënimit të Ditës suaj të Pavarësisë.

SHBA mbetet e palëkundur në mbështetjen e saj për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, dhe presim me padurim zgjerimin e lidhjeve ekonomike që do të rrisin mirëqenien e të dy kombeve tona. Ne e vlerësojmë mbështetjen e Kosovës për përpjekjet e SHBA-së në adresimin e sfidave globale dhe mirëpresim udhëheqjen e saj si Anëtare Themeluese e Bordit të Paqes.

Ndërsa Kosova shënon këtë përvjetor të rëndësishëm, presim bashkëpunim edhe më të fortë në vitet që vijnë.

SHBA qëndron përkrah Kosovës ndërsa vazhdon të ndërtojë një të ardhme të sigurt dhe të begatë./Lajmi.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz