back to top
Tuesday, December 2, 2025
BallinaLajme16 herë në paraburgim: Babai rrëfen vuajtjet e djalit me nevoja të...

16 herë në paraburgim: Babai rrëfen vuajtjet e djalit me nevoja të veçanta në burgun e Lipjanit

Të ngjajshme

Trump shpërndan artikullin ku Osmani ia jep atij meritat për ndaljen e konfliktit Serbi-Kosovë

Presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë tërë mandatit të tij...

VV shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatë për deputetë

Lëvizja Vetëvendosje, ka njoftuar se kanë shpallur zgjedhjet e...

Haaland thyen një rekord të madh në Premierligë

Erling Haaland ka thyer një rekord unik në ligen...

S.K, një baba nga Fushë Kosova, ka rrëfyer në emisionin ‘’Kosova Live’’ se djali i tij, i cili vuan nga probleme shëndetësore dhe ka nevoja të veçanta, është mbajtur në paraburgim plot 16 herë, ndonëse mjekët kanë konstatuar se i nevojitet trajtim i specializuar dhe jo izolim në qeli.

Sipas babait, djali i tij i mitur, është trajtuar në Forenzikë të QKUK-së dhe në Spitalin e Psikiatrisë, ku mjekët kanë rekomanduar që ai të mos mbahet i mbyllur, por të ketë kujdes dhe terapi të përshtatshme. Megjithatë, familja pretendon se terapia e përshkruar i jepet shpesh e gabuar në Qendrën Korrektuese dhe se ndryshimet e saj pa konsultim të thelluar kanë përkeqësuar gjendjen.

17 vjeçari, i cili sipas babait vuan nga çrregullime të rënda, ka kryer disa vepra të lehta penale, si hyrja dhe fjetja në vetura të huaja apo vjedhja e parfumeve. Babai thotë se këto veprime nuk janë të qëllimshme, por rezultat i gjendjes shëndetësore. Mbajtja e tij në paraburgim për disa herë sipas tij nuk është zgjidhja më e mirë, i njejti kërkon të mbahet në arrest shtëpiak që familja të kujdeset për terapinë e tij.

Video:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz