150 të vdekur nga helmimi me alkool në Indi
03

Lexo edhePiu për shtatë muaj nga gjashtë kanaçe me pije energjike, e tmerrshme se çfarë i ndodhi 21-vjeçarit! (FOTO)

Si pasojë e helmimit me alkool në verilindje të Indisë, jetën e kanë humbur të paktën 150 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).
Oficerët e policisë së shtetit federal indian Assam njoftuan se numri i vdekjeve nga helmimi me pije të kontrabanduara alkoolike edhe më tej po rritet dhe se deri më tani jetën e kanë humbur 150 persona.
Ministri i Shëndetësisë, Himanta Biswa Sharma tha se 200 të tjerë janë shtruar në spital në mesin e të cilëve dhjetra janë në rrezik jete.
Oficerja e policisë, Julie Sonowal tha se shumica e viktimave janë fermerë që punojnë në plantacionet e çajit.

Lexo edhePiu për shtatë muaj nga gjashtë kanaçe me pije energjike, e tmerrshme se çfarë i ndodhi 21-vjeçarit! (FOTO)
Janë arrestuar të paktën 10 persona të cilët dyshohen për prodhim dhe kontrabandim të pijeve alkoolike.
Në fillim të këtij muaji një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe në shtetet Uttar Pradesh dhe Uttarakhand ku nga alkooli i prodhuar ilegalisht u helmuan 99 persona.