15 vjet nga trazirat e marsit, ende nuk dihet si u mbytën tre fëmijë në lumin Ibër
BILLI

Lexo edheLuftoi me armë të Adem Jasharit, sot kujdeset për Kompleksin Memorial në Prekaz (Video)

Pikërisht para 15 viteve 19 qytetarë të Kosovës humbën jetën në trazirat e marsit. Gjithçka nisi me mbytjen e fëmijëve në Çabër, për të cilët ende nuk është sqaruar si ranë në lumin Ibër.
Para 15 vjetësh rrjedha e lumit Ibër i mori jetën tre fëmijëve nga Çabra.
Zaim Deliut këto valë të Ibrit ia kujtojnë të birin e ndjerë.
Ai ende beson se vogëlushët nga frika ia mësyen ujit.
Kjo ngjarje u bë shkas që të eskalojë situata në gjithë Kosovën për të nisur një konflikt i ri në mes të dy etnive ku mbetën të vdekur 11 shqiptarë dhe 8 serbë.
Këtë nuk e donin familjarët e viktimave andaj edhe kishin apeluar për qetësi. Por ata ende i brengos diçka.

Lexo edheLuftoi me armë të Adem Jasharit, sot kujdeset për Kompleksin Memorial në Prekaz (Video)
“U bën 15 vjet dhe ende nuk u gjetën ata njerëz që i kanë sulmu”, tha Deliu për Klan Kosovën.
Një mësimdhënës e kujton se si u organizuan bashkëfshatarët kur ndodhi ngjarja.
Ai thotë se forcat e rendit e kishin mësyrë Çabrën menjëherë pas ndodhisë dhe kishin arrit ta merrnin situatën nën kontroll por se ndodhi diçka më e madhe.
Në këtë periudhë të njohur si trazirat e marsit u dogjën shumë objekte fetare. E gjitha zgjati për katër ditë.