back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaSport15-vjeçari i mbytur nga rryma ishte futbollist, ky është ngushëllimi i klubit...

15-vjeçari i mbytur nga rryma ishte futbollist, ky është ngushëllimi i klubit Karadaku

Të ngjajshme

Dardan Krivaqa në Supreme: Kërkoj falje, isha nën ndikim të narkotikëve

Në Gjykatën Supreme sot po zhvillohet një seancë gjyqësorë,...

Beleg e Kodrali, “Doku” me numër 5 është aty

Arbër Tolaj po vazhdon fushatën intensifikuese kudo në Dukagjin...

17-shi i LDK-së përshëndet qytetarët: Mirëmëngjesi Prishtinë

Kandidati i LDK-së për deputet, Armend Zemaj po e...

Si e sinjalizoi me prekje hunde nisjen e “aksionit” Naim Murseli, Granit Plavën

Prokuroria po vazhdon të prezantojë provat për rastin e...
- Advertisement -

Si pasojë e kontaktit me rrymën, ka mbetur i vdekur një 15-vjeçar në fshatin Pidiç të Komunës së Gjilanit. Dje gjatë ditës, lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësja e prokurorisë së Gjilanit. Mësohet se i ndjeri ka qenë duke e pastruar pishinën e një restoranti, e aty pati kontakt me rrymën, gjë që solli pasoja fatale.

15- vjeçari, Islam Dalipi, ishte futbollist i klubit “Karadaku”. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi duke i shprehur ngushëllime familjes Dalipi.

“Te Allahut jem tek ai do të kthehemi, Sot ka ndërruar jet Islam Dalipi djali i Demush Dalipit lojtarit ton

Gjith shoqërija nga Kf Karadaku i shprehum ngushëllime familjes Dalipi dhe Demushit…Allahu ua shtoft sabrin e durimin…NGUSHËLLIME…”, thuhet në ngushëllimin e klubit.

15-vjeçari nga Gjilani humbi jetën dje nga rryma, pasi që dyshohet se kishte qenë duke e pastruar basenin me një aparat të ujit, shkruan Gazeta Insajderi.

“Dyshohet që i njëjti, tek restorant “Villa familjare” në fshatin Pidiq, derisa ishte duke pastruar bazenin me një aparat të ujit, ka pësuar lëndime trupore, gjatë kontaktit me rrymën, ndërsa rreth orës 16:50 minuta në Spitalin Regjional në Gjilan ka humbur jetën. Prokurori kujdestar, nga Departamenti për Krime të Rënda, ka dhënë urdhër që trupi i pajetë i të ndjerit të dërgohet për autopsi, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë dhe rasti është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë””, ka thënë ajo.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz