“15 deputetë të LAA-së do ta mbështesin Haradinajn për kryeministër”
BILLI

Lexo edheCila do të jetë renditja e partive në sallën e Kuvendit?

Milaim Zeka nga Nisma për Kosovën ka thënë se koalicioni PDK-AAK-Nisma i ka votat e nevojshme për ta bërë qeverinë e re të vendit.
“Ramush Haradinaj, në bazë të informacionit unë që e kam, i ka votat, i ka numrat”, ka thënë Zeka në RTV Dukagjini.
Sipas tij, PAN, që do t’i ketë 39 deputetë në Kuvendin e ri, llogarit në votat e 15 deputetëve nga partitë e tjera për formimin e qeverisë së re.
Haradinaj “39 deputetë i ka, edhe nja 15 janë diku me të cilët ka biseduar, minimum 15 deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës”, ka treguar Zeka.
Lexo edheCila do të jetë renditja e partive në sallën e Kuvendit?
“Katër deputetë të Behgjet Pacollit, plus dy, Mimoza Kusari dhe Ilir Deda, a po bëjnë gjashtë, edhe nja 10 i merr prej LDK’së dhe bëhet qeveria”, është shprehur ai.
Zeka ka thënë se këta deputetë do ta mbështesin Haradijan për kryeministër, për interesa të Kosovës, pa i pyetur partitë e tyre.