Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.559 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 596 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 2 raste (72 dhe 50 vjeç), Prizren 2 raste (70 dhe 67 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (58 vjeç).
Në komunën e Drenasit janë regjstru 13 raste të reja me COVID-19.
Të infektuarit janë nga këto vende: 5 nga qyteti i Drenasit, 1 në Komoran, 1 në Korroticë të Epërme, 1 në Poklek, 1 në Polluzhë, 3 në Sankonfc dhe 1 në Dobroshevc.
Në komunën e Skenderaj është regjistru vetëm një rast i ri me virusin korona. I infektuari është me lokacion në fshatin Burojë. /DrenicaPress/