back to top
Thursday, December 11, 2025
BallinaPolici serb që shërbeu në luftë në Kosovë, përpiqet të bëj vetëvrasje

Polici serb që shërbeu në luftë në Kosovë, përpiqet të bëj vetëvrasje

Të ngjajshme

Manchester City e rrëzon nga froni Realin, ”Mbretërit” pësojnë humbje në ”Bernabeu”

Manchester City ka treguar kush janë ”mbretërit” e vërtetë...

Arifi: Rozeta mund të shkojë 8 vjet në burg, por nuk i qet Bislimin e Kurtin

Duke folur për skandalin e rezervave shtetërore, opinionisti Avni...

Juventus në epërsi ndaj Pafos, McKennie shënon gol të bukur (VIDEO)

Juventusi më në fund ka kaluar në epërsi ndaj...

Publikohen foto të reja të kometës ndëryjore që i afrohet Tokës

Teleskopi Hapësinor Hubble dhe sonda Juice e Agjencisë Hapësinore...

Polici serb M. M., 50 vjeçar, nga Beogradi, është përpiqur që të bëjë vetëvrasje, duke u hedhur nga dritarja e ndërtesës së MUP-it, në Beograd, shkruan Vesti.

Edhe pse është hedhur ai i ka shpëtuar vdekjes, por siq shkruan kjo gazetë serbe, arsyeja pse ai ka deshur të bëj vetëvrasje mund të jetë për shkak se ky polic ka shërbyer në të gjitha operacionet e luftës në Kosovë. 15 vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë, ai vazhdon të vuaj nga çrregullime post-traumatike.

Që rastet e tilla të mos përsëriten, dhe se situata të mos bëhet edhe më tragjike, përfaqësuesi i sindikatës së policisë në Serbi, ka kërkuar që urgjentisht të gjenden zgjidhje për personat e tillë.

‘Bëhet fjalë për një veteran lufte, kreu i njësive speciale të policisë. Që nga pas-lufta ka probleme psikologjike. Disa herë ai është trajtuar nga pasojat post-traumatike të luftës, dhe shumë herë tashmë është përpiqur që të bëj vetëvrasje. Mu për këtë arsye edhe familja e tij është ndarë”, ka treguar kreu i sindikatës, Veljko Mijailoviç, shkruan Vesti.

Sipas Mijailoviç, edhe vet MUP i ka duart e lidhura, për shkak se sistemi është i tillë që nuk merret konkretisht dhe nuk ofron zgjidhje për rastet e tilla. “Përkundër problemeve psikologjike të këtij polici, atij nuk i është dhënë pensionim i parakohshëm. Ai vazhdon të punojë si polic por pa armë, për shkak gjendjes së tij”, tregon më tej, Mijailoviç. M.M. ka qenë në vendin e punës, ndërkohë ka vizituar një klinikë psikiatrike, ku nuk e kanë pranuar. Më pas, është kthyer në dhomën e tij të qëndrimit në MUP, dhe është hedhur nga dritarja, prej katit të dytë, por përveq lëndimeve ai është jashtë rrezikur për jetë.  Sipas, Mijailoviç, në MUP ka edhe shumë policë të tjerë, me probleme të njëjta.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz