1 milion dollarë shpërblim kush gjen vrasësit e dy foshnjave
Qeveria Rajonale e Australisë Jugore ka deklaruar se do të japë 1 milion dollarë australian për ata që japin informacione mbi vrasësit e dy foshnjave gjatë viteve 2004-2010, raporton, Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë në ueb-faqen e policisë së këtij rajoni, thuhet se ende nuk janë kapur vrasësit e foshnjës me emrin Dylan Robert James Lindsay që u vra në vitin 2004 dhe Lily Jean Schettini në vitin 2010.
Në vijim të deklaratës thuhet se kush jep informacion për vrasjen e tyre do të shpërblehet me 1 milionë dollarë australianë.
Dylan ishe 11 muajsh kur u vra
Sipas regjistrimeve të policisë thuhet se Dylan i cili u vra më 28 mars 2004, ishte vetëm 11 muajsh. Foshnja humbi jetën si pasojë e plagëve të marra në pjesën e barkut.
Nëna e tij e cila ishte vartëse e drogës, la në shtëpi shoqen e nënës së saj për ruajtjen e foshnjës dhe motrës së saj 18 muajshe. Dylan u gjet i vdekur në shtëpi për shkak të plagëve në bark, ndërsa u theksua se njollat në barkun e bebes ishin mbuluar duke u ngjyrosur me laps.

Lexo edhe400 raste të pickimit nga rriqrat në Malishevë
Policia arrestoi dy persona si të akuzuar për vrasjen, por për shkak të mungesës së provave që të dy u lanë të lirë.
Lily humbi jetën në moshën 18 muajshe
Raportet e policisë thonë se gjetën trupin e pajetë të foshnjës Lily 18 muajshe në shtëpinë e saj në lagjen Smithfield Plains në Adelaide, në vitin 2010. Ndërsa raporti konstatoi se ajo humbi jetën si pasojë e një traume.
Në shtëpinë ku u gjet trupi i pajetë i foshnjës, jetonin nëna, motra e saj dhe bashkëjetuesi i nënës së saj. Por natën kur foshnja humbi jetën në shtëpi ishin dhe dy të ftuar të tjerë. Në përfundim të hetimeve vrasësi apo vrasësit nuk u gjetën kurrë.
Kryekomisari i policisë, Mark McEachern, ka thënë se shpreson që të bëjë të mundur që dikush që ka qenë prezent ose ka dijeni për ngjarjen të flasë si rezultat i dëmshpërblimit prej 1 milion dollarësh australianë.














