Lladrovci vlerëson diasporën – uron Donjet Bislimin, por edhe flet për Rilindin, birin e tij
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, mori pjesë në një mbrëmje kushtuar diasporës, në sheshin “Fehmi Lladrovci”, ku, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka thënë se “evokuam ditët e kaluara në mërgim, si dhe të dashurit tanë që fizikisht nuk janë me neve”.
Por, ai ka uruar edhe kretarin e ri të Rinisë Demokratike, duke inkurajuar birin e tij, Rilindin se “nuk ishte humbës”.
Postimi i Lladrovcit:
Sot, në mbrëmjen e fillimit të nderimit të diasporës në komunën e Drenasit, evokuam ditët e kaluara në mërgim, si dhe të dashurit tanë që fizikisht nuk janë me neve.
Uroj që pjesëtarët e diasporës tonë, të vijnë dhe të kthehen shëndosh e mirë, familjeve të veta, vendit të punës dhe përparimit kudo që janë. Diaspora e ka rikonfirmuar njëmijë herë dashurinë për atdheun. Çështja është se çka bëjmë ne për diasporën?
Pasi diskutuam së bashku, i thamë Rilindit: Nuk ishe kandidat andaj nuk je as humbës. Rilindi, tentoi të kandidonte dhe u bë gabimisht pjesë e titujve të mediave. Rilindi, fare as nuk u bë kundër kandidat në garë që të shpallej humbës, megjithëse mblodhi nënshkrimet.
Rilindit i duhej edhe miratimi i 2 të 3-tave të delegatëve. Kështu e thanë unifikuesit e rinisë dhe ekspertët e ligjshmërisë statutare. Me kaq mbaroi ky episod. Ne e dimë se Rilindi ka dijen, guximin dhe energjinë t’i thotë gjërat si i mendon dhe ka qëndrim.

Lexo edheArrestohet në Drenas, përfundon në Dubravë
Pres që Rilindi, i frymëzuar, edhe me moshatarët e tij, pa hile, të punoj për Rininë Demokratike.
Urime Donjet për mandatin në krye të Rinisë Demokratike! Ne të urojmë sukses për ta rikonfirmuar Rininë Demokratike në ballë të ndryshimeve pozitive, si organizatën më serioze rinore në vend.
Me punë përkushtim rinor, uroj ta bëni vendin të denjë, me vlerat dhe për vlerat evropiane!














