BallinaLajme​Hoti: Përkrahim propozimin e PSD-së për Komision ad-hoc

​Hoti: Përkrahim propozimin e PSD-së për Komision ad-hoc

Të ngjajshme

Policia zbarkon në ARBK, punëtorët nuk po lejohet të lëvizin

Në mëngjesin e sotëm Policia e Kosovës ka zbarkua...

​Spektakël në Ligën e Kampionëve, katër super ndeshje sonte

Mbrëmja e sotme sjell përballje shumë të forta në...

Gjendet pa shenja jete influencerja e njohur turke

Influencerja e njohur turke, Ayşegül Eraslan, thuhet se u...

Në seancën parlamentare për votimi dhe formimin e Komisionit shtetëror për krijimin e Tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë, kryetari I grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, tha se nuk janë duke tentuar ta marrin flamurin për tribunalin, por sipas tij, rezoluta që është propozuar në seancën e kaluar nga kryetari i kuvendit bie ndesh me të gjitha normat e ndarjes së pushteteve dhe plotë çështje të tjera.

Hoti ka përkrahur idenë e PDS-së për formimin e Komisionit parlamentar ad-hoc.“Këtë që e tha përfaqësuesi I PSD-së, për Komision parlamentar ad-hoc mund të kombinohet plotësisht dhe përmes rezolutës tonë t’ia përcaktojmë mandatin këtij Komisionin parlamentar. Unë kërkoj që kjo rezolutë të hidhet në votim dhe besoj që përbën bazën për punën e këtij Komisioni parlamentar që u propozua. Lehtësisht për dy javë ne mund të vijmë para këtij kuvendi për veprimet konkrete që duhet të ndërmerren nga institucionet e Kosovës”, tha Hoti.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz