back to top
Friday, February 13, 2026
BallinaSport​Ardit Delijaj fiton medaljen e argjendtë në turneun ndërkombëtar të boksit

​Ardit Delijaj fiton medaljen e argjendtë në turneun ndërkombëtar të boksit

Të ngjajshme

Autokrati i mirë, si burgu pa mure

Shkruan: Ben Andoni Nuk është se Rama po i...

Avokati i Selimit: ZPS-ja nuk ka arritur t’i vërtetojë pretendimet e veta

Në Dhomat e Specializuara në Hagë po jepen deklaratat...

Komisioni për Integrime Evropiane mblidhet sot, në shqyrtim marrëveshja me BE-në

Komisioni për Integrime Evropiane i Kuvendi i Kosovës do...

Kurti udhëton në Gjermani, merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar...

Ardit Delijajt i ka takuar medalja e argjendtë në turneun e63-të memorial ndërkombëtar “Bostvan Istvan”, që u mbajt në Debrecen tëHungarisë.

Delijaj u mposht në finale nga holandezi, Artjom Kasparian, pas dorëzimit të meçit nga trajneri Shefki Bogujevci, shkaku i dhimbjeve në shpinë të Delijajt, njofton Federata e Boksit e Kosovës.

Delijaj në kategorinë deri në 81 kilogramë shënoi dy fitorenë dy ditët e fundit, për t’u kualifikuar në finalen e sotme.

Pjesëmarrës në turne ishte edhe boksieri tjetër, Shpëtim Bajoku, i cili u mposht në luftën e parë të kategorisë -64 kg.

Në turne morën pjesë 27 shtete të botës me 182 boksierë, ku në mesin e tyre kishte edhe kampion bote dhe medalistë Olimpikë.

Në turne dhe në finale, drejtësinë e ndau edhe gjyqtari ndërkombëtar, Latif Demolli.

KOK përgëzon suksesin e boksierit Delijaj dhe komunitetit të boksit në Kosovë.

Të Fundit

Sport

ShowBiz