BallinaLajme​Shkaktohen zjarre në Malishevë, apel për kujdes të shtuar

​Shkaktohen zjarre në Malishevë, apel për kujdes të shtuar

Të ngjajshme

Milani në krizë, Sassuolo e shënon edhe golin e dytë

Sassuolo e ka dyfishuar epërsinë ndaj Milanit në Serie...

3 ndeshje s’ka gola/ Mbyllen pjesët e para në Superligë

Kanë përfunduar pjesët e para në ndeshjet e Superligës...

Dita e Lirisë së Shtypit, Haxhiu: Informimi i saktë është shtyllë e demokracisë

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, në Ditën...

Një dekadë histori: Futbolli i Kosovës feston anëtarësimin në UEFA e FIFA

Federata e Futbollit e Kosovës ka shënuar sot 10-vjetorin...

Gjatë ditës së djeshme, në territorin e Komunës së Malishevës kanë ndodhur disa zjarre fushore, ndërsa njësia e zjarrfikësve të Malishevës, ka intervenuar në tri zjarre të mëdha fushore.

Me këtë rast, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, apelon tek qytetarët, që të bëjnë kujdes të shtuar.

Sipas kumtesës për media dërguar nga Komuna e Malishevës, në disa raste, këto zjarre fushore, kanë rrezikuar të përhapen në masë dhe duke rrezikuar djegien e pyjeve dhe të shtëpive.

Bashkë me njësitë e zjarrfikësve, në këto incidente zjarri kanë intervenuar edhe njësitë e policisë dhe Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim Valon Gashi, në emër të drejtorisë, ka apeluar te qytetarët, që të bëjnë kujdes të shtuar dhe të mos shkaktojnë zjarre në fusha, qoftë nga hedhja e cigareve apo edhe nga djegia e hamulloreve dhe barit të thatë, pasi për shkak të thatësisë së madhe, zjarret përhapen shpejt dhe nuk mund të kontrollohen.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz