back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmePartia e Drejtësisë uron të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës për...

Partia e Drejtësisë uron të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës për arritjen historike të themelimit të Ushtrisë së Kosovës

Të ngjajshme

Porsche rikthen Carrera GT me dizajn Le Mans

Porsche riktheu Carrera GT-në në gjendje fabrike me dizajn...

Hysen Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, njëherësh kandidat...

Abdixhiku: Ne jemi gati për udhëheqje, besoj se populli do ta vlerësojë LDK-në

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, kandidat për kryeministër...
- Advertisement -

Në këto momente vazhdon sendërtimi i ëndrrës shekullore të atdhetarëve më të devotshëm të kombit që të kenë mundësi t’i dalin zot vendit në çdo kohë dhe çdo rrethana me mjetet më bashkëkohore të artit ushtarak.

Partia e Drejtësisë është e bindur se pjesëtarët e Ushtrisë së Kosovës të lindur nga gjaku dhe sakrifica e pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të jenë mbrojtës të çeliktë të atdheut të tyre dhe sigurisë e mirëqenies së qytetarëve të tij.

PD është e sigurt se dituria, trimëria, dhe shkathtësitë e tyre luftarake do t’i bëjnë shumë shpejtë ushtarët e Kosovës shembull të profesionalizmit edhe në përmasa ndërkombëtare.

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,

Të nderuara familje të dëshmorëve të kombit,

Me fat Ushtria!

Urimet më të përzemërta!

Le të jetë e përjetshme Ushtria e jonë e shenjtë ashtu siç janë të përjetshme edhe vlerat qytetëruese dhe synimet mijëvjeçare të popullit Shqiptarë për Paqe dhe bashkëpunim ndërmjet njerëzve dhe shteteve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz