BallinaLajme​​ Vjen reagimi i parë kundër sheshit “Adem Jashari”

​​ Vjen reagimi i parë kundër sheshit “Adem Jashari”

Të ngjajshme

“Mos m’prek se t’q*va nanen allti”: Kërcënimet e policit i cili po tentonte vjedhjen e cigareve

Inspektorati Policor ka arrestuar një pjesëtar të Njësisë Speciale...

Teuta shfaqet me fustan të bardhë, ky detaj mori gjithë vëmendjen

Tetua Selimi është një nga këngëtaret me të dashura...

Komiteti Ndërkombëtar i Dokumentimit dhe Konservimit të Objekteve, Sajteve dhe Lagjeve të Lëvizjes së Modernizmit, me anë të një letre dërguar kryetarit të Prishtinës Shpend Ahmeti shpreh shqetësimin për siç thuhet “rrezikun që i kanosët monumentit të ‘Bashkim Vllaznimit’ në Prishtinë”.

Para disa ditësh komuna e Prishtinës filloi punimet në rimodelimin e ish sheshit të ‘Bashkim Vllaznimit’ në qendër të qytetit, ku gjendet edhe monumenti në fjalë. Ky monument i ndërtuar në vitet e 50-ta është pjesë e memories kolektive të qytetit dhe për shumë dekada me radhë ka shërbyer si shenjë identifikuese e qytetit”, thuhet në letrën e Docomomo International, Docomomo Kosova.

Sipas  kësaj organizate, vizualizimet e prezantuara për publikun e gjerë nga Komuna e Prishtinës, shihet se monumentit do t’ i largohen statujat e bronzit si dhe pjesa qendrore në të cilën pushon ky monument, pjesë këto integrale të monumentit.

Kjo letër që i është adresuar kryetarit të Prishtinës, si dhe institucioneve tjera relevante në Kosovë si

Ministria e Kulturës, Qendra Regjionale e Trashëgimisë Kulturore në Prishtinë, Departamentit të Kulturës në Komunën e Prishtinës, fton të gjithë individët dhe institucionet relevant që mund parandalojnë shkatërrimin e këtij monumenti me vlera të larta moderniste.

“Së bashku me Docomomo International, Docomomo Kosova fton të gjitha institucionet relevante, në veçanti Komunën e Prishtinës dhe kryetarin e saj, që ta marr këtë çështje me seriozitetin më të lartë dhe ta parandalojë shkatërrimin në pa kthim të këtij monumenti”, thuhet në letër.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz