BallinaLajme​Zemaj në Shtëpinë e të Moshuarve: Do t’i kushtojmë kujdes të gjitha...

​Zemaj në Shtëpinë e të Moshuarve: Do t’i kushtojmë kujdes të gjitha moshave

Të ngjajshme

Unitedi është i gatshëm t’i shpenzojë 100 milionë euro për yllin e Barçës

Barcelona ka punuar me një skuadër relativisht të shkurtër...

Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë S.N., po kërkohej nga INTERPOL-i për grabitje

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor,...

Trump: Lufta në Iran është fituar, nuk do të ketë armë bërthamore

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se SHBA-ja ka...

Ekstradohet nga Gjermania për në Kosovë, i kërkuari për grabitje dhë shmangie të drejtësisë

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor,...

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, të martën me rastin e Ditës Botërore të Zemrës, i shoqëruar me disa mjekë të fushës përkatëse mjekësore, kanë vizituar Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë. Ku në shenjë simbolike të kësaj dite kanë realizuar kontrolle për këta të fundit.

I pari i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se Ministria që ai udhëheq i kushton kujdes të gjitha moshave. Derisa ka theksuar se në kuadër të angazhimeve të tyre, po mundohen të avancojnë edhe në eliminimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

“Sot është Dita botërore e Zemrës bashkërisht edhe me drejtorin e ShSKUK-së, erdhëm që ta vizitojmë Shtëpinë e të Moshuarve, faktikisht kemi edhe dy mjek të çmuar të cilët punojnë në QKUK. Në simbolik të kësaj dite t’i bëjmë disa kontrolle të të moshuarve këtu, ata të cilët kanë nevojë por edhe ata të cilët kërkojnë këtë tretman. Qëllimi i kësaj vizite është të tregojmë kujdes për të gjitha moshat në Republikën e Kosovës, në kuadër të angazhimeve tona jemi që të avancojmë edhe në eliminimin e sëmundjeve kardiovaskulare”, ka thënë Zemaj.

Kurse, Drejtoresha e Shtëpisë së të Moshuarve, Raze Aliçkaj, ka thënë se aktualisht në këtë institucion dy të moshuar janë të prekur me covid-19, gjendja e të cilëve është stabile.

“Gjendja momentale në institucionin tonë është shumë e mirë, fal angazhimit të komplet stafit të institucionit dhe gjithashtu mbështetjes që e kemi pasur nga institucionet relevante. Për momentin i kemi dy rezidentë me covid-19, besoj që edhe ata e kanë kaluar por ende nuk janë ri testuar. Përndryshe të tjerët janë në gjendje të mirë”, ka thënë ajo.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz