back to top
Tuesday, December 16, 2025
BallinaLajme​Veseli në Skenderaj: Jemi forca e ndryshimeve për Kosovën

​Veseli në Skenderaj: Jemi forca e ndryshimeve për Kosovën

Të ngjajshme

Dy ditë para zgjedhjeve, Presidentja Osmani fton mërgatën në pritje festive

Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës ka bërë...

Konjufca: Lotët e nënës Rukë janë lot dhimbjeje dhe krenarie, askush s’mund t’i gjykojë

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka komentuar deklaratën...

Kjo është dhurata “modeste” që aktorja preferon për fundvit

Aktorja Blake Lively ka zbuluar se çfarë dhurate i...

LDK prezanton sot kandidatët për deputetë dhe programin politik

Lidhja Demokratike e Kosovës do të prezantojë sot 110...

Vdes kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës

Ka humbur jetën kandidati për deputet në Kuvendin e...

Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli, ka takuar në Skenderaj strukturat partiake dhe kandidatët për Kuvend Komunal, të cilët i ka siguruar për mbështetjen e nivelit qendror në realizimin e të gjitha projekteve, që do të vazhdojnë të realizohen në këtë komunë.

Veseli ka thënë se PDK-ja e ka dëshmuar qe një dekadë se është forca e vetme politike e ndryshimeve pozitive, duke filluar që nga çlirimi, pavarësia, shtetndërtimi dhe tash integrimi euroatlantik.

I pari i PDK-së ka ftuar gjitha strukturat e PDK-së në Skenderaj të angazhohen dhe të punojnë që më 22 tetor të rikonfirmohet fitorja e thellë e PDK-së në Skenderaj.

“Nuk do të ketë projekt, të cilin do ta ketë kryetari Bekim Jashari dhe PDK-ja në Skenderaj, që nuk do të kenë përkrahjen e qeverisë qendrore. Unë po ju jap fjalën se PDK-ja do të vazhdojë përkrahjen e fuqishme për zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës për qytetarët e kësaj komune”, ka thënë kryetari Veseli.

Veseli ka thënë se dëshmitarë të ndryshimeve pozitive që ka bërë PDK-ja janë vetë qytetarët, sepse këto ndryshime i kanë prekur dhe ndjerë vetë, mirëpo tash po hapet një perspektivë e re, ajo e zhvillimit ekonomik dhe integrimit, ku ndryshimet pozitive do të jenë më të shpejta dhe më të mëdha.

Pas tubimit në Skenderaj, lideri i PDK-së është takuar edhe me qytetarë në sheshin e këtij qyteti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz