back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajme​Varroset 27 vjeçari që u vra në Tregun e Gjelbër të Mitrovicës

​Varroset 27 vjeçari që u vra në Tregun e Gjelbër të Mitrovicës

Të ngjajshme

Rusia provokon sërish, droni i saj hyn në një tjetër vend të NATO

Ministria rumune e Mbrojtjes deklaroi se hapësira ajrore e...

Sony prezanton Xperia 10 VII

Sony ka zbuluar zyrtarisht telefonin e saj më të...

Napoli e merr fitoren e tretë me radhë në Serie A, shkëlqejnë prurjet e reja

Rasmus Højlund shënoi në debutimin e tij pas transferimit...

Tayna shijon ditët e pushimit, tregon anën e saj të dashur

Tayna po shijon ditët e saj të pushimit, larg...

Është varrosur sot 27 vjeçari Valmir Fazliu, i cili u vra të shtunën në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë. I ndjeri është varrosur në fshatin e tij të lindjes në Dolak të Vushtrrisë.

Familjarët nuk kanë pranuar të flasin për ngjarjen, e prapa kamerave kanë thënë se ende nuk e dinë se çka saktësisht ka ndodhur.

Lidhur me ngjarjen të dielën ka njoftuar edhe Policia e Kosovës.

Është raportuar se pas një zënke mes disa personave, një i dyshuar mashkull kosovar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tre viktimave meshkuj kosovarë të cilët janë qëlluar nga arma e zjarrit. Si pasojë e lëndimeve njëri nga të plagosurit ka vdekur, dy të tjerët janë duke u trajtuar në spitalin rajonal. I dyshuari është arrestuar, i njëjti ishte i lënduar dhe ka marrë tretman të nevojshëm mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe si dëshmi janë konfiskuar arma dhe tri gëzhoja. Është bërë bastisje në shtëpinë e të dyshuarit ku janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie, 43 fishekë të armës së njëjtë. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës për ngjarjen.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz