back to top
Monday, December 8, 2025
BallinaLajme​Sulmohet patrulla e Policisë Kufitare

​Sulmohet patrulla e Policisë Kufitare

Të ngjajshme

Haradinaj: Diaspora ka qëndruar gjithmonë krah për krah me Kosovën

Diaspora ka qëndruar gjithmonë krah për krah me Kosovën....

Hoxhaj: Kongresi Amerikan e sheh Kurtin si pengesë

Në një intervistë të fundit, Enver Hoxhaj ka adresuar...

Policia Kufitare e Kosovës është sulmuar sonte në Leposaviç nga persona të dyshuar, që besohet të jenë kontrabandues.

Nga një automjet-kombi me targa KG-112-RD, e markës “IVECO” ngjyrë e kuqe, është shtënë në patrullën e Policisë Kufitare.

Siç bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it, pronar i automjetit është V. S. (1955) nga Zubin Potoku.

Patrulla kufitare ka hapur po ashtu zjarr, duke i dëmtuar gomat e automjetit dhe bëhet e ditur se nuk ka të lënduar. Dyshohet se me armë ka shtënë Z. M. nga fshati Vuçe.

Automjeti ka ikur në drejtim të Novi Pazarit, kurse Policia është duke ndërmarrë aksionin e quajtur “unaza e çeliktë”, duke rrethuar disa zona të asaj pjese dhe është në kërkim të të dyshuarve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz