back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajme​Përveç dënimit 1 vit burg me kusht, Enver Hasani duhet t'ia kthejë...

​Përveç dënimit 1 vit burg me kusht, Enver Hasani duhet t’ia kthejë mbi 70 mijë euro UP-së

Të ngjajshme

Sorensen deklarohet pas takimit të djeshëm në Bruksel

Përfaqësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, priti...

I dyshuari për vrasjen e Charlie Kirk del para gjykatës të martën

I dyshuari për vrasjen e Charlie Kirk pritet të...

Basha uron kryetarin e ri të Kuvendit të Shqipërisë: Mezi pres të bashkëpunojmë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dimal Basha,...

Përveç 1 viti burgim me kusht për Enver Hasanin dhe nga gjashtë muaj për dy të akuzuarit e tjerë, Hakif Veliun dhe Albert Rakipin, të cilët dënimin mund ta lajnë me nga 10 mijë euro gjobë, Hasani dhe dy të dënuarit tjerë detyrohen t’ia kthejnë UP-së mbi 70 mijë euro kompensim. Kjo është përmbajtja e aktgjykimin që Gjykata Themelore e Prishtinës e shpalli të mërkurën për skandalin e përkthimit të librave në UP.

Ish-rektori i UP-së, Enver Hasani, dhe dy të akuzuarit tjerë Hakif Veliu dhe Albert Rakipi, janë dënuar të mërkurën nga Gjykata Themelore e Prishtinës, për veprën penale “mashtrim në detyrë” në aferën e njohur të përkthimit të librave në UP, gjatë kohës sa Hasani ishte në krye të saj.

Në aktgjykim, Hasanit i shqiptohen 1 vit burgim me kusht, të cilin mund të mos e ekzekutojë në rast se gjatë dy viteve të ardhshme nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale.

Derisa, Veliu dhe Rakipi janë dënuar me nga 6 muaj burgim, të cilin mund ta kompensojnë me nga 10 euro gjobë.

Dënimet për të tre këta konsiderohen si minimale, pasi vepra penale që ngarkohen të tre të dënuarit është e dënueshme nga 6 muaj deri në 12 vjet burgim, shkruan Gazeta Express.

Megjithatë, i njëjti aktgjykim i shpallur sot pas mesditës detyron të tre të dënuarit që UP-së t’ia kompensojnë shumën prej 70.131.27 euro. Për këtë kanë 90 ditë kohë.

Gjithashtu, është anuluar edhe kontrata për përkthimin e teksteve nga gjuha angleze në atë shqipe, të cilën e kishte fituar Instituti për Studime Ndërkombëtare (ISN), e që udhëhiqej nga tashmë i dënuari Alberr Rakipi dhe e cila ishte objekt i akuzës ndaj tyre.

Të dënuarit obligohen që të paguajnë edhe për shpenzimet procedurale.

Ky është vendimi i plotë i gjykatës: 

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda sot ka shpallur publikisht Aktgjykimin kundër të akuzuarve E.H, H.V dhe A.R, të cilët në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Mashtrimi në detyrë nga neni 341 par. 3 lidhur me par. 1 lidhur me nenin 23 të Kodit Penal të Kosovës.

I akuzuari  E.H është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim burgimi në kohëzgjatje prej 1 (një) viti, i cili dënim nuk do të ekzekutohet nëse i akuzuari nuk kryen vepër penale në periudhën prej 2 (dy) viteve.

I akuzuari H.V është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim burgimi në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muaj.

I akuzuari A.R është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim burgimi në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muaj.

Të akuzuarve H.V dhe A.R, dënimi me burgim i zëvendësohet me dënim me gjobë në lartësi prej 10.000 (dhjetëmijë) euro, të cilin dënim të akuzuarit janë të obliguar që ta paguajnë në afatin prej 60 ditëve pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi. Në rast se të pandehurit nuk e paguajnë dënimin në afatin e caktuar nga gjykata do të mbetet në fuqi dënimi me burgim.

Tre të akuzuarit obligohen që të dëmtuarës Universiteti I Prishtinës t’ia kompensojnë dëmin në mënyrë solidare në shumë prej 70.131,27 €, në afatin prej 90 ditëve pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

Palët kanë të drejtë ankese  në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz