back to top
Monday, February 9, 2026
BallinaLajme​Pastrohet Liqeni artificial në Mitrovicë

​Pastrohet Liqeni artificial në Mitrovicë

Të ngjajshme

Osmani uron kryeministren e Japonisë për fitoren në zgjedhje

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar...

Mërgim Lushtaku: Kërkesa për 180 vjet burg ndaj çlirimtarëve perceptohet si padrejtësi ndaj Kosovës

Mërgim Lushtaku ka reaguar pas deklarimeve të Prokurorisë Speciale...

Komuna e Pejës hap dy pika të reja të Urgjencës në Bogë dhe Vitomiricë

Komuna e Pejës ka funksionalizuar dy pika të reja...

Deda: Kërkesa e ZPS-së për dënim është skandaloze e politike

Analisti politik dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir...

Komuna e Mitrovicës së bashku me Kompaninë Rajonale për mbledhjen e mbeturinave KRM – ‘Uniteti’, si dhe Shoqatën e peshkatarëve sportiv-rekreativ ‘Ibri’ (SHPSR), kanë ndërmarrë sot një aksion të përbashkët për pastrimin e Liqenit artificial në Mitrovicë.

Këtij aksioni i janë bashkangjitur edhe një numër simbolik i qytetarëve vullnetarë, të cilët kanë shprehur interesimin që me kontributin e tyre t’i japin pamje sa më të bukur këtij liqeni.

Derisa përfaqësuesit komunalë nuk deshën të flasin para kamerës, kryetari i SHPRS-së, Fuad Lushta, ka bërë të ditur për KosovaPress, se përveç pastrimit, qëllimi i këtij aksioni është edhe ngritja e vetëdijes së qytetarëve për ruajtjen e ambientit dhe mos hedhjen e mbeturinave në liqe.

“Ne si shoqatë kemi shprehur interesimin me marrë pjesë në pastrimin e liqenit… Është një liqe jashtëzakonisht i bukur, por ka marrë një pamje pak sa të shëmtuar. Apeloj tek të gjithë qytetarët e Mitrovicës që të mos hedhin mbeturina dhe ta mirëmbajnë sa më shumë liqenin e Mitrovicës tonë”, ka thënë Lushta.

Ndryshe, liqeni artificial në Mitrovicë, i ndërtuar më 2017 me një donacion prej rreth 4.5 milion euro nga Bashkimi Evropian dhe qeveria e Kosovës, ka gjatësi prej 1.7 kilometrash, gjerësi 150 metra dhe thellësi deri në 4 metra, ndërsa shtrihet përgjatë rrjedhës së lumit Ibër në mes të Mitrovicës dhe fshatrave Suhodoll, Zhabar, Gushafc dhe Vinarc.

Të Fundit

Sport

ShowBiz