BallinaLajme​Moti për javën e ardhshme, reshje bore

​Moti për javën e ardhshme, reshje bore

Të ngjajshme

OVL e UÇK paralajmëron vazhdimin e protestave kundër shtrembërimit të historisë

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, saktësisht veteranët...

LDK po mbledh nënshkrimet për seancë të jashtëzakonshme për rritjen e çmimit të naftës

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu ka...

Protestuesit hedhin ngjyrë të kuqe para hyrjes së Kuvendit

Protestuesit kanë hedhur ngjyrë të kuqe para hyrjes së...

Vendi ynë gjatë pesë ditëve të ardhshme do të ndikohet nga masat e lagështa të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferikë.

Si pasojë e vranësirave të dendura e herë–herë konvektive do të krijohen kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat do të pësojnë rënie sidomos në vlerat e maksimaleve. Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 4-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-22 gradë Celsius.

Dita e martë do të shënojë rënie në vlerat e maksimaleve, ku parashihen reshje shiu në vise të ulëta dhe vise me lartësi mesatare, derisa në viset malore me lartësi mbi 1500 metra mbi nivel të detit, reshjet e shiut do të jenë të shoqëruara edhe me fjolla bore.

Sipas parashikimeve numerike dhe sinoptike reshjet parashihen të fillojnë diku në orët e vona të ditës së hënë për të vazhduar edhe ditën e martë.

Të mërkurën reshjet do të zvogëlojnë intensitetin, ndërsa të enjten parashihen edhe rreze dielli.

Do të fryjë erë nga drejtimi i veriut dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-16m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz