BallinaLajme​Marrëveshja e bashkëpunimit me BERZH-in ofron mbështetje të fuqishme për sektorin privat...

​Marrëveshja e bashkëpunimit me BERZH-in ofron mbështetje të fuqishme për sektorin privat në Kosovë

Të ngjajshme

Aksident në rrugën Skënderaj-Klinë, gjashtë të lënduar dërgohen për trajtim mjekësor

Një aksident në fshatin Rakincë në rrugën Skënderaj –...

Aksident i rëndë në Skenderaj, 6 persona bëhen për spital

Gjashtë persona janë dërguar për trajtim mjekësor si pasojë...

Muja në Ditën e Pyjeve: 500 mijë fidanë për institucionet dhe qytetarët

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Pyjeve, Ministri i...

Dy gjigantët anglezë kontaktojnë me agjentin e lojtarit 50-milionësh të Realit

Real Madridi është përballur shpesh me interesim nga Premierliga...

Edmond Hajrizi emërohet Zëvendëspresident i Organizatës Evropiane për Cilësi

Lideri i Kosovës në edukim, inovacion dhe menaxhim të...
Memorandumi i bashkëpunimit i nënshkruar në Londër nga kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, dhe Presidenti i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Suma Chakrabarti, ofron përkrahje të fuqishme konkrete për sektorin privat në Kosovë.
Sipas kësaj marrëveshje, BERZH-i do të mbështesë sektorin privat dhe Qeverinë e Kosovës në:
– Zhvillimin e zonave industriale në të gjitha regjionet e Kosovës, duke investuar në infrastrukturë fizike dhe kompletimin e tyre për vendosjen e bizneseve,
– Financim direkt për korporata dhe për ndërmarrje të vogla dhe të mesme për të rritur produktivitetin dhe përmirësuar cilësinë,
– Mbështetja e ndërmarrjeve eksportuese,
– Marrja e një pjese të rrezikut nga kreditë që bankat komerciale lëshojnë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme,
– Ofrimi i mbështetjes profesionale për Këshillin Kombëtar për Zhvillim Ekonomik,
– Mbështetja profesionale për Autoritetin e Konkurrencës së Kosovës,
– Mbështetja e institucioneve të Kosovës në zbatimin e ligjit për bankortim,
– Zhvillimi i instrumentit të faktoringut.
Në javën në vijim, Ministria e Financave në bashkëpunim me zyrën e BERZH-it në Prishtinë do të organizojë një tryezë diskutimi me odat ekonomike dhe bizneset për t’i informuar në detaje për përfitimet që mund të kenë bizneset nga kjo marrëveshje dhe procedurat që duhet të ndjekin për të përfituar.
Ky memorandum buron nga Strategjia e BERZH-it për Kosovë për periudhën 2017-2020 që është aprovuar në Bordin e BERZH-it në nëntor 2016. Strategjia ka tri shtylla kryesore: zhvillimin e sektorit privat, zhvillimi i sektorit të energjisë dhe zhvillimi i ndërlidhjes infrastrukturore të Kosovës me vendet në regjion.
Deri më tani BERZH ka investuar në Kosovë 227 milionë euro në 51 projekte të ndryshme në sektorin publik dhe në sektorin privat. Projekti më i madh është rikonstruimi i hekurudhës Han i Elezit – Leshak, pastaj rrugët rajonale në Ferizaj, Gjilan dhe Prizren, Transporti Publik në Prishtinë, mbështetja për Fondin për Garantimin e Kredive, etj. Në të ardhmen, pritet të përfundohen negociatat për rrugën Kijevë – Pejë, autostrada Prishtinë – Merdare etj.
Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes është zhvilluar të premten më 5 maj 2017 në selinë qendrore të BERZH-it në Londër, ku ishin të pranishëm edhe ministri i Financave, Avdullah Hoti dhe përfaqësues të tjerë të lartë të BERZH-it.
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz