back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaSport​Katastrofë për Realin: Ronaldo mund të dënohet me 12 ndeshje (Foto)

​Katastrofë për Realin: Ronaldo mund të dënohet me 12 ndeshje (Foto)

Të ngjajshme

Tifozët çuditen me formën e Fiorentinas, dyshojnë që mbrëmë nuk donin të shënonin!

Skuadra e Fiorentinas mbrëmë pësoi humbjen e radhës, pasi...

FSK realizon me sukses trajnimin “Simboli i Ujkut”

Trajnimi elitë “Simboli i Ujkut” është përfunduar me sukses...

FSK konfirmon nivelin e lartë të gatishmërisë me trajnimin elitë “Simboli i Ujkut”

Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë përmbyllur me...

Cristiano Ronaldo shënoi gol dhe u përjashtua në El Clasicon e mbrëmshme ndaj Barcelonës

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, është i rrezikuar që të dënohet me 12 ndeshje, pas shtyrjes që i bëri gjyqtarit në ndeshjen ndaj Barcelonës.

Portugezi mbrëmë u ndëshkua me dy kartonë të verdhë, për t’u përjashtuar më pas me karton të kuq.

Fillimisht portugezi u ndëshkua me të verdhë pasi hoqi fanellën pas golit të bukur të shënuar ndaj Barcelonës, ndërsa më pas për shkak të simulimit në zonë, çka nuk i pëlqeu portugezit.

Ai pasi mori karton të kuq, e shtyu lehtas gjyqtarin në krah, duke u larguar më pas nga fusha.

Por, ky veprim mund t’i kushtojë atij me 12 ndeshje moslojë, sepse rastet e tilla dënohen ashpër në Spanjë, pasi këtë veprim e kishte paraqitur në raport edhe gjyqtari Ricardo de Burgos Bengoetxea.

Sipas Artikullit 96 të rregullores së Federatës spanjolle, dhuna ndaj gjyqtarit dënohet nga 4 deri në 12 ndeshje.

Ronaldo kështu ka humbur ndeshjen e kthimit ndaj Barcelonës, e cila do të zhvillohet më 16 gusht në Santiago Bernabeu. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz