BallinaLajme​Flet mjeku i shëruar nga koronavirusi

​Flet mjeku i shëruar nga koronavirusi

Të ngjajshme

Haxhiu takon shefen e Këshillit të Evropës, temë diskutimi integrimi evropian

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur...

Pritet të ftohet nga Sylvinho, Seferi e “pushton” Turqinë

Në emergjencë në fazën sulmuese, Sylvinho pritet të rikthejë...

Konfirmohet heqja e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës

Komisioni Evropian ka konfirmuar se janë hequr të gjitha...

Natë terrori për Neil Aynaoiu; një bandë e armatosur i grabit vilën në Castel Fusano

Futbollisti i Romës, Neil Aynaoui përjetoi një natë terrori...

Sulmet me dronë iranianë godasin Dubain, paralizohen fluturimet në aeroport

Gjithçka nisi me një njoftim të rregullt të komandantit...

Mjeku Jetish Jetishi është liruar dje nga Klinika e Infektives pasi është shëruar nga Covid-19.

“Miq të nderuar, jam infektuar në krye të detyrës në Repartin e Emergjencës dhe jam shumë i lumtur që falë respektimit të masave të rekomanduara të IKSHP, kam arritur të ndërpresë zinxhirin infektues dhe me këtë rast nuk kam infektuar asnjë nga bashkëqytetarët e Komunës së Gjakovës dhe kolegët e Spitalit “Isa Grezda” Gjakovë. Gjithë të sëmurëve iu dëshiroj shërim të shpejtë, ndërsa gjithë tjerëve, i këshilloj t’i respektojnë rekomandimet e IKSHP dhe me ketë rast t’i kurseni jetët e të moshuarve dhe mantel-bardhët”, shkruan Jetishi në Facebook.

Ai ka falënderuar stafin e Klinikës Infektive në Prishtinë, Sali Ahmeti, Shemsedin Dreshaj, Valbon Krasniqi, drejtoreshën e Klinikes Lindita Ajazi – Berisha dhe të gjithë mjekët dhe infermierët që kanë shërbyer me për kushtim dhe profesionalizëm të madh.

Një falënderim shkon edhe për Agreta Gecaj-Gashi dhe motrën e nderit-motra kryesore e MIQ Valentina Gjinaj, të cilët e kanë vizituar çdo ditë, si dhe familjet Tafilaj, Bytyqi dhe Vigan Gashi, të cilët janë kujdesur çdo ditë për furnizime me ushqime dhe mjete higjienike.

Mjeku Jetishi falënderon edhe menaxhmentin e Spitalit Regjional në Gjakovë si dhe kolegët e tij, të cilët vazhdimisht janë interesuar për gjendjen e tij.

“Do të kisha pasur dëshirë të shpreh falënderime edhe për kryetarin e Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini dhe strukturat e Komunës, por nuk mund ta bëj një gjë të tillë meqenëse nuk e kanë parë të arsyeshme të ma bëjnë një telefonatë për të pyetur për gjendjen time shëndetësore apo nevojat e familjes sime të cilët kanë qëndruar dy javë të izoluar. Shembull duhet të marrin te kryetarët e komunave të Vitisë dhe Malishevës, të cilët pandërprerë jan ë interesuar për pacientët dhe familjarët e tyre”, përfundon Jetishi.

 

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz