100 milionë euro dhe dy lojtarë për t’i zgjedhë në mesin e Coutinho, Rakitiç, Semedo, Malcolm dhe Dembele, është oferta e re e Barcelonës për PSG-në, që ta blejë Neymarin.
Pas transferimit te Antoine Griezmann, Barcelona do të tentojë të bëjë të pamundurën për ta rikthyer tani në “Camp Nou” Neymarin Juniorin.
Oferta e parë zyrtare në drejtim të PSG-së ishte 40 milionë euro, plus dy lojtarë, por klubi francez ktheu menjëherë prapa atë spanjoll.
Sipas Sky Sports, Barcelona ka përmirësuar ofertën për Neymarin në 100 milionë euro plus dy lojtarë.
Juventusi është duke menduar për ta marrë brazilianin, duke ofruar Dybalan, lojtarë të tjerë dhe para.


