back to top
Wednesday, December 10, 2025
BallinaLajme​Anglia heq masën e karantinës për 56 vende

​Anglia heq masën e karantinës për 56 vende

Të ngjajshme

Barça nuk lë vend për befasi, mposht Frankfurtin në “Camp Nou”

Barcelona ka fituar ndeshjen ndaj Eintracht Frankfurtit. Ata mposhtën “Shqiponjat”,...

Çka po ndodhë, Atalanta në epërsi ndaj Chelseat

Atalanta ka shënuar golin e epërsisë ndaj Chelseat. “Zikaltrit”, morën...

Autoritetet britanike kanë hequr masën e karantinës 14-ditore për qytetarët e 56 vendeve.

Ministria britanike e Transportit njoftoi se masa e karantinës për qytetarët që hyjnë në Britaninë e Madhe nga 56 vende do të shfuqizohet.

Udhëtarët që vijnë në Britaninë e Madhe nga këto 56 vende nuk do të duhet të qëndrojnë në karantinë, përveç nëse ata kanë vizituar një vend që nuk është në këtë listë.

Lista e vendeve përfshin Gjermaninë, Zelandën e Re, Italinë, Spanjën, Japoninë, Danimarkën, Turqinë dhe Francën, si dhe Kroacinë dhe Serbinë nga rajoni i Ballkanit.

Lista nuk përfshin SHBA-në, Meksikën apo Brazilin, ku pandemia e virusit është zgjeruar ndjeshëm.

Në Mbretërinë e Bashkuar, masa e karantinës 14-ditore për qytetarët që vijnë nga jashtë ka filluar të zbatohet që nga 8 qershori. /ATSh/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz