Sot para Kuvendit të Kosovës ka filluar protesta e punëtorëve të PTK-së.
Punëtorët e postës kanë nisur një protestë para zyrave të Komisionit të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës dhe të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Ata kërkojnë anulimin e vendimit ose dorëheqjen e menjëhershme të kryetarit të Komisionit të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës (KAKK), Valon Prestreshi, i cili me ndihmën e 2 nga gjithsejtë 5 anëtarë të KAKK, ka nxjerrë një vendim të padrejtë dhe të paligjshëm, që dëmton financiarisht mbi 1000 punëtorë dhe mbi 1000 familje, për interesa të 3-4 kompanive private
Sinidikatat sqarojnë se Preteshi ka kërkuar nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe komuna e Prishtinës, Gjilanit dhe Mitrovicës, që të mbyllin 43 zyra postare të Postës së Kosovës, të cilat ofrojnë shërbimin e pagesave në këto institucione.
Po ashtu, do të deponohet në Kuvendin e Kosovës, peticioni i nënshkruar nga të gjithë punëtorët e Postës, me të cilin kërkojnë shkarkimin e anëtarëve aktuale të KAKK-së.


Reagimi i plotë i tyre:
Të nderuar gazetarë dhe përfaqësues të mediave,
Në emër të mbi një mijë punëtorëve të Postës së Kosovës, ju njoftojmë se, të hënën në mëngjes , do të fillojnë protestat dhe greva para zyrave të Komisionit të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës dhe të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Ne kërkojmë anulimin e vendimit ose dorëheqjen e menjëhershme të kryetarit të Komisionit të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës (KAKK), z. Valon Prestreshi, i cili me ndihmën e 2 nga gjithsejtë 5 anëtarë të KAKK, ka nxjerrë një vendim të padrejtë dhe të paligjshëm, që dëmton financiarisht mbi 1000 punëtorë dhe mbi 1000 familje, për interesa të 3-4 kompanive private.
Ai ka kërkuar nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe komuna e Prishtinës, Gjilanit dhe Mitrovicës, që të mbyllin 43 zyra postare të Postës së Kosovës, të cilat ofrojnë shërbimin e pagesave në këto institucione.
Posta ka deponuar padi në Gjykatë kundër vendimit të KAKK-së së Valon Prestreshit dhe sipas ligjit, deri në verdiktin e Gjykatës, nuk mund të zbatohet ky vendim absurd as nga MPB, as nga Sekretari i Përgjithshëm i MPB-së Lulzim Ejupi, apo komunat me të cilat kemi marrëveshje bashkëpunimi. Zbatimi i marrëveshjes së paligjshme përbën vepër penale.
Ne do të kërkojmë edhe nga Policia dhe Prokuroria, që të hetojë prapavijën e marrjes së një vendimi të tillë nga KAKK, vendim që dëmton rëndë interesat e ndërmarrjes publike, pronë e shtetit dhe popullit të Kosovës, për interesa të bizneseve private.
Nga e hëna kur do të fillojmë me grevë dhe protesta, neve nuk do të ndalemi deri në shkarkimin nga ana e Kuvendit të Kosovës të Valon Prestreshit dhe shërbëtorëve të tij në KAKK.
Nuk do të ndalemi, përderisa përfaqësuesit e popullit në Kuvendin e Kosovës, të deklarohen se a janë në shërbim të 3-4 individëve apo të ndërmarrjes publike, pronë e Republikës së Kosovës.
Po ashtu, do të deponojmë në Kuvendin e Kosovës, peticionin e nënshkruar nga të gjithë punëtorët e Postës, me të cilin kërkojmë shkarkimin e anëtarëve aktuale të KAKK-së.
Ju ftojmë të përcillni aktivitetet tona sindikale!