BallinaLajme​ Atasheut kroat në kosovë i ndahet medalja “Shërbim i shquar”

​ Atasheut kroat në kosovë i ndahet medalja “Shërbim i shquar”

Të ngjajshme

E vërteta për Nutellën: Sa e dëmshme është në të vërtetë?

Nutella është një nga produktet më të dashura në...

Ndahet nga jeta miku i shqiptarëve, kongresisti Eliot Engel

Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka bërë të ditur...

Vdes Eliot Engel, mik i ngushtë i Kosovës

Ish-kongresmeni amerikan Eliot Engel ka ndërruar jetë, duke lënë...

Fisnik Asllani shkëlqen përsëri, Hoffenheim rikthehet në barazim ndaj Augsburgut

Fisnik Asllani ka qenë sërish protagonist për TSG Hoffenheim,...

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli ka ndarë sot medaljen atasheut të mbrojtjes së Kroacisë i akrediatuar në Kosovë Ivica Mateshiq.

Medalja “Shërbimi i shquar” i është ndarë atashuet kroat me motivacionin për kontributin e dhënë në forcimin dhe avancimin e bashkëpunimit në mes FSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Kroacisë, në prag të përfundimit të misionit të tij në Kosovë.

Demolli e falënderoi kolonelin Mateshiq për kontributin e dhënë në forcimin e bashkëpunimit të dy ministrive, dy forcave si dhe të dyja vendeve në fushën e sigurisë, duke potencuar faktin se angazhimi i atasheut kroat të Mbrojtjes ka qenë i shkëlqyer dhe se ka ndikuar drejtpërdrejtë në forcimin dhe avancimin e marrëdhënieve tona dypalëshe në këtë fushë.

Nga ana e tij, atasheu i Kroacisë, Ivica Mateshiq, ka falënderuar ministrin Demolli për vlerësimin, duke potencuar se kur ka marrë detyrën për atashe në Kosovë është ndjerë si në shtëpinë e tij, duke e konfirmuar se po ashtu edhe sot ndjehet i tillë.

Atasheu i Kroacisë, në gjuhën arbëreshe dhe nën emocione shprehu krenarinë për prejardhjen e tij familjare, duke theksuar se rrjedh nga një familje arbëreshe nga rrethinat e qytetit të Zarës në Kroaci.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz