back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaRegjionaleZyrtari policor Shasivar Ademi nga Mitrovica trimërisht e shpëton një jetë njeriu,...

Zyrtari policor Shasivar Ademi nga Mitrovica trimërisht e shpëton një jetë njeriu, dekorohet me mirënjohje nderi!

Të ngjajshme

Historike: BE dhe India arrijnë marrëveshje të madhe tregtare pas 20 vitesh negociata

Von der Leyen: Është ‘nëna e të gjitha marrëveshjeve’,...

Lichtsteiner prezantohet te Baseli, e përmend Shaqirin para mediave

Stephan Lichtsteiner është emëruar trajneri i ri i Baselit. Ai...

Një nga aktoret më të bukura të Hollivudit nis lidhje pas ndarjes së bujshme?

Aktorja Dakota Johnson duket se e ka konfirmuar lidhjen e...

Edita Tahiri: Diplomacia e Ukrainës duhet të bazohet në Marrëveshjen e Rambujesë

Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri ka thënë se diplomacia e Ukrainës...

Identifikohet i dyshuari për vjedhje në Malishevë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka njoftuar opinionin...

Nuk ka dyshim se Policia e Kosovës me punën dhe përkushtimin e saj ka arritë të bëhet ndër më të mirat dhe më të suksesshmet në rajon.

Përveç që këtë e lexojmë nëpër raporte të ndryshme, të njëjtën e shohin dhe e ndjejnë vetë qytetarët e Kosovës.

Kohë më parë, pas një ndërhyrje të suksesshme për të shpëtuar jetën e një qytetari në muajin gusht të vitit të kaluar, zyrtari policor i Kosovës, Shasivar Ademi, është dekoruar me mirënjohje nderi dhe trimërie.

Fjala është për ndërhyrjen bravoroze të këtij polici ndaj një rasti tentim vetëmbytje që mund të ndodhte në Mitrovicë.

Qytetarët e Mitrovicës ende e mbajnë të freskët në kujdetën e tyre këtë rast dhe me mburrje e përmendin.

Në Mirënjohjen dhënë Shasivar Ademit nga Policia e Kosovës, dega Mitrovicë, lexojmë këto fjalë:

“Me datë 07.08.2019, me guximin, reagimin dhe efikasitetin tuaj ju keni arritur të shpëtoni jetën e një personi duke parandaluar një vetëmbytje

Falë reagimit tuaj, është shpëtuar një jetë, keni ndikuar në ngritjen e besimit të qytetarëve ndaj Policisë së Kosovës, dhe po ashtu keni kontribuuar në ngritjen e imazhit të Policisë së Kosovës”.

Dekoratën e ka nënshkruar Kolonel Afërdita Mikullovci.

Të Fundit

Sport

ShowBiz