back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmeZyrtari izraelit për Bashkëpunim Rajonal vjen në Kosovë – Nënshkruhet memorandum mes...

Zyrtari izraelit për Bashkëpunim Rajonal vjen në Kosovë – Nënshkruhet memorandum mes ministrive të të dy vendeve

Të ngjajshme

Polonia: Shtatë dronë dhe pjesë të një rakete janë gjetur deri tani

Shtatë dronë dhe “mbetje të një rakete” janë gjetur...

Shqipëria do të luajë ndeshje miqësore ndaj Jordanisë më 14 tetor në “Air Albania”

Kombëtarja shqiptare do ta zhvillojë një ndeshje miqësore në...

Shqipëria aranzhon një miqësore para ndeshjes me Serbinë!

Kombëtarja shqiptare do të rikthehet sërish në fushë në...

ZKA-ja: Sistemi aktual për mbrojtjen e konsumatorëve nuk është efektiv

Zyra Kombëtare e Auditimit ( ZKA) ka realizuar auditimin...

Ministria e Jashtme ka njoftuar se sekretari i Përgjithshëm i kësaj ministrie, Ilir Muçaj, ka pritur në takim Drejtorin e Përgjithshëm të Ministrisë për Bashkëpunim Rajonal të Izraelit, Gilad Shadmon, i cili ka qenë i shoqëruar nga ambasadorja jo-rezidente e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv. Në takim theksohet se janë konfirmuar marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet të dy vendeve, të cilat karakterizohen nga partneritet i qëndrueshëm dhe bashkëpunim i frytshëm në fusha të shumta.

Në njoftimin e MPJD-së, bëhet e ditur edhe se Muçaj i ka vlerësuar iniciativat e Izraelit që tashmë kanë dhënë rezultate konkrete, si programet e bursave, seminarët e specializuara, projektet për ndërtimin e kapaciteteve, si dhe përpjekjet për forcimin e lidhjeve mes qytetarëve të dy vendeve.

‘‘Në kuadër të vizitës u nënshkrua një Memorandum Mirëkuptimi për edukimin mbi ndryshimet klimatike, mes Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) dhe Ministrisë së Zhvillimit Rajonal të Izraelit. Ky memorandum synon ndërgjegjësimin e gjeneratave të reja dhe fuqizimin e kapaciteteve institucionale në këtë fushë’’, thuhet aty.

Postimi:

Sekretari Muçaj priti në takim Drejtorin e Përgjithshëm të Ministrisë për Bashkëpunim Rajonal të Izraelit

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Ilir Muçaj, priti në takim Drejtorin e Përgjithshëm të Ministrisë për Bashkëpunim Rajonal të Izraelit, z. Gilad Shadmon, i shoqëruar nga Ambasadorja jo-rezidente e Izraelit në Kosovë, znj. Tamar Ziv.

Gjatë takimit u konfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, të cilat karakterizohen nga partneritet i qëndrueshëm dhe bashkëpunim i frytshëm në fusha të shumta. Palët diskutuan për mundësitë e reja të thellimit të këtij bashkëpunimi, duke theksuar rëndësinë e inovacionit, sigurisë kibernetike dhe menaxhimit të burimeve ujore si fusha strategjike për zhvillimin e përbashkët.

Sekretari Muçaj vlerësoi lart iniciativat e Izraelit që tashmë kanë dhënë rezultate konkrete, si programet e bursave, seminarët e specializuara, projektet për ndërtimin e kapaciteteve, si dhe përpjekjet për forcimin e lidhjeve mes qytetarëve të dy vendeve. Ai theksoi se këto iniciativa jo vetëm që afrojnë Kosovën dhe Izraelin, por gjithashtu kontribuojnë në rritjen e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit ndërmjet popujve.

Në kuadër të vizitës u nënshkrua një Memorandum Mirëkuptimi për edukimin mbi ndryshimet klimatike, mes Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) dhe Ministrisë së Zhvillimit Rajonal të Izraelit. Ky memorandum synon ndërgjegjësimin e gjeneratave të reja dhe fuqizimin e kapaciteteve institucionale në këtë fushë.

Po ashtu, të dyja palët shprehën gatishmërinë për të zgjeruar partneritetin përtej klimës dhe edukimit, duke eksploruar mundësi të reja bashkëpunimi në: Tregti dhe Investime, me theks të veçantë në teknologji, inovacion dhe ekosistemet e start-up-ve, ku Kosova dhe Izraeli kanë potencial të madh zhvillimi, në Siguri Kibernetike, si dhe në Bujqësi dhe Menaxhim të Ujit, duke u mbështetur në përvojën botërore të Izraelit dhe në nevojat zhvillimore të Kosovës.

Ky takim shënon një hap tjetër të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve bilaterale, duke vendosur bazat për projekte konkrete që do të kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm dhe prosperitetin e dy vendeve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz