back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeZyrtari i VV-së thotë se Presidenca po organizon makineri shantazhi ndaj Gjykatës...

Zyrtari i VV-së thotë se Presidenca po organizon makineri shantazhi ndaj Gjykatës Kushtetuese

Të ngjajshme

Ulutash pret zëvendëskomandantin e AJFC të Napolit, flasin për sigurinë në Kosovë

Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, ka...

Dyshime për manipulim edhe në Rahovec | Ali Dulës së VV-së i hiqen 405 vota pas rinumërimit

Procesi i rinumërimit të votave të kandidatëve për deputetë...

Vesa mahnit me linjat, një muaj pas lindjes së vajzës

Modelja Vesa Vllasaliu ka mahnitur ndjekësit me postimin e...

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Shefi i Kabinetit të Ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu , Blerim Sallahu ka thënë se Presidenca si sistem do të organizojë makineri shantazhi kundrejt Gjykatës Kushtetuese lidhur me dekretin e Presidentit për mandatarin.

Sallahu ka shkruar në Facebook se pezullimi i dekretit deri më 29 maj është beteja e parë e fituar por lufta e shantazheve mbi Gjykatën Kushtetuese do të fillojë sot.

“Lëvizja Vetëvendosje, përmes argumenteve kushtetuese drejtuar Gjykatës Kushtetuese, nuk ka bërë asgjë më shumë përveç se ka mbrojtur sistemin politiko- kushtetues nga kapësit e shtetit.

Ne kemi fituar betejën e parë, por lufta për përmbysjen e vlerave kushtetuese përmes presioneve, shantazheve mbi Gjykatën Kushtetuese, do të fillojë që nga sot.Ne jemi të vetëdijshëm për këtë, ashtu siç jemi të vetëdijshëm se argumentet tona kushtetuese kundër atij dekreti skandaloz antikushtetues kanë bazë të fortë kushtetuese”, ka shkruar ai.

“Përderisa Lëvizja Vetëvendosje ka argumente të fuqishme lidhur me këtë çështje, Presidenti si sistem (jo si individ) ka makineri të shantazhit dhe presionit.Nuk ndalemi nga rruga e drejtë nga askush dhe për asnjë çmim”, ka shkruar tutje ai.

Të Fundit

Sport

ShowBiz