Zyrtari i PDK-së Bujar Cakolli përmes një postimi në Facebook, ka thënë se tashmë është e qartë se nuk do të ketë marrëveshje në mes LVV-LDK.
Cakolli ka akuzuar dy partitë që synonin formimin e koalicionit qeverisës se i kanë ikur përgjegjësisë së qytetarëve.
Postimi i plotë i Cakollit:
Duke lënë anash ironizimet, shteti ynë gati qe gjashtë muaj është pa qeveri dhe paqeverisje. Tashmë dihet botërisht se nuk do të ketë marrëveshje për krijimin e institucioneve nga fituesit e zgjedhjeve!
VV dhe LDK, ikën nga përgjegjësit, braktisën votuesin, shpërdoruan besimin e qytetarëve të Kosovës e diasporës, akt tradhëtie!


