Zyrtare: Xherdan Shaqiri mbetet pa trajner, shkarkohet Lichtsteiner

Skuadra e Baselit ka marrë vendim për të ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Stephan Lichtsteiner, pas vetëm shtatë xhirove të zhvilluara në kampionat.
Klubi zviceran bëri të ditur se vendimi vjen pas rezultateve të fundit, veçanërisht pas dy humbjeve radhazi në shtëpi, shkruan Indeksonline
Presidenti i klubit, David Degen, tha se pavarësisht zhgënjimit të sezonit të kaluar, Lichtsteiner kishte pasur besimin e plotë të drejtuesve, por pritshmëria ishte që skuadra të tregonte një zhvillim të qartë sportiv.
ℹ️ 𝑫𝒆𝒓 𝑭𝑪𝑩 𝒕𝒓𝒆𝒏𝒏𝒕 𝒔𝒊𝒄𝒉 𝒑𝒆𝒓 𝒔𝒐𝒇𝒐𝒓𝒕 𝒗𝒐𝒏 𝑺𝒕𝒆𝒑𝒉𝒂𝒏 𝑳𝒊𝒄𝒉𝒕𝒔𝒕𝒆𝒊𝒏𝒆𝒓
Nach sieben Meisterschaftsrunden und zuletzt zwei Heimniederlagen in Folge hat sich die sportliche Leitung des FC Basel 1893 zu einem sehr schwierigen Entscheid… pic.twitter.com/OgmYVaA8ql— FC Basel 1893 (@FCBasel1893) September 9, 2026

Lexo edheE arta e Kosovës po bëhet gati për Kampionatin Europian, Donjeta Sadiku vazhdon me stërvitje
“Fatkeqësisht, këtë përmirësim nuk e pamë gjatë javëve të fundit dhe na mungonte besimi se situata do të ndryshonte brenda një kohe të arsyeshme”, deklaroi Degen.
Bashkë me Lichtsteinerin, nga klubi largohet edhe ndihmëstrajneri Mario Cantaluppi.
Deri në emërimin e trajnerit të ri, përgjegjësinë për ekipin e parë do ta marrë përkohësisht ndihmëstrajneri Luigi Nocentini./Indeksonline/














