kënderbeu ëndërronte të kalonte grupet dhe mund të shpresonte për në ndeshjen e fundit në Zvicër me Yong Boys, por fitorja e Partizanit të Beogradit i ka dhënë fund shpresave të korçarëve.
Gjithsesi në Korçë ka festë, pasi Skënderbeu ia doli të mposhte Dinamo Kiev, edhe pse u gjend shpejt në disavantazh.
Lilaj ia doli të shënonte një gol mjaft të bukur nga distanca, ndërkohë që pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1, raporton Sportal.al.
Për tre minuta Skënderbeu gjeti golin dy herë, fillimisht me Xhejms Adeniji dhe më pas me Ali Sou.
Ne shtesë skuadra ukrainase realizoi golin e dytë më Rysun, por korçarët e ruajtën fitoren deri në fund, duke fituar ndeshjen e parë në grup ndaj kundërshtarit më të fortë dhe kështu çojnë në arkat e klubit 360 mijë euro.


