Zyrtare: Rodrigo De Paul i bashkohet Inter Miamit
dp

Lexo edheIsak mund të ketë klauzolë të veçantë në kontratën e tij, nëse kompleton transferimin te Liverpooli

Inter Miami ka bërë një lëvizje të madhe në këtë afat kalimtar.
Skuadra rozë, ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit, Rodrigo De Paul nga Atletico Madridi.
Argjentinasi do të ketë mundësinë që të luajë në nivel ekipor me bashkëlojtarin e tij te Argjentina, Lionel Messi.
Ai do t’i bashkohet Inter Miamit në formë huazimi me të drejtë blerjeje dhe po ashtu do të mbajë numrin 7 në fanellë.

Lexo edheIsak mund të ketë klauzolë të veçantë në kontratën e tij, nëse kompleton transferimin te Liverpooli
De Paul, numëron 187 paraqitje me Atletico Madridin që kur ju bashkua në vitin 2021, duke shënuar plot 14 gola dhe 26 asistime.
Suksesin më të madhë e shijoi me Kombëtaren e Argjentinës, ku arriti të fitonte 2 Copa America, Finalissiman si dhe Kupën e Botës të vitit 2022./IndeksOnline/