BallinaSportZyrtare: Reprezentuesi më i ri i Kosovës bëhet me skuadër të re...

Zyrtare: Reprezentuesi më i ri i Kosovës bëhet me skuadër të re (Foto)

Të ngjajshme

Ledri Vula dhe Dafina Zeqiri “në sinkron” me stilin

Ledri Vula dhe Dafina Zeqiri kanë tërhequr sërish vëmendjen...

Tahiri: Pa sektorin privat nuk ka ekonomi, kërkohet trajtim i barabartë

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar pas deklaratës...

Në krye me Muriqin, Mallorca merr tre pikë të mëdha

Mallorca ka marr tre pikë të rëndësishme në garën...

Herolind Shala është bërë me skuadër të re pas një huazimi njëvjeçar te Slovan Liberec.

Reprezentuesi më i ri i Kosovës është bërë pjesë e skuadrës së superligës turke, Kasimpasa.

Mesfushori 24-vjeçar ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me mundësi të zgjatjes edhe për dy vjet të tjera, transmeton Telegrafi.

Me këtë rast, futbollisti ka pohuar se do të bëj çdo gjë që është e mundur që të ketë sukses me skuadrën turke.

“Klubi i ri dhe kampionat i ri. Dua të ju njoftoj miqtë e mi që nga sot jam edhe zyrtarisht pjesë e skuadrës turke Kasimpasa. Mezi pres të filloj të luaj me skuadrën e re dhe të kemi suksese në kampionatin turk”, ka shkruar në Facebook, Shala.

Shala ka pasur 24 paraqitje në ligën elitare çeke, Ligën e Evropës dhjetë ndeshje, ndërsa ka shënuar shtatë gola. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz