back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaSportZyrtare: Ndeshja Kosovë – Angli do të transmetohet edhe në Francë

Zyrtare: Ndeshja Kosovë – Angli do të transmetohet edhe në Francë

Të ngjajshme

Ronaldo uron bashkëshorten: “Gëzuar ditëlindja gruaja e jetës sime!”

CR7 tregohet mjaftë i kujdesshëm për datat e rëndësishmë...

Historike: BE dhe India arrijnë marrëveshje të madhe tregtare pas 20 vitesh negociata

Von der Leyen: Është ‘nëna e të gjitha marrëveshjeve’,...

Lichtsteiner prezantohet te Baseli, e përmend Shaqirin para mediave

Stephan Lichtsteiner është emëruar trajneri i ri i Baselit. Ai...

Një nga aktoret më të bukura të Hollivudit nis lidhje pas ndarjes së bujshme?

Aktorja Dakota Johnson duket se e ka konfirmuar lidhjen e...

Tashmë jemi edhe zyrtarisht në javën e ndeshjeve të kombëtares së Kosovës.

Kombëtarja e Kosovës do të ballafaqohet me Anglinë me 17 nëntor në stadiumin ‘Fadil Vkorri’ në Prishtinë, përcjell GazetaBlic.

Një ndeshje e jashtëzakonshme na pret të dielën – pasi në rast të mos dështimit në Çeki, atëherë gjithçka sa i përket ‘EURO2020’ do të vendoset në kryeqytet.

Kombëtaren e Kosovës do ta kenë mundësi ta shohin edhe në Francë, kjo pasi televizioni publik L’Equipe TV ka siguruar të drejtat televizive për transmetim në shtetin e madh evropian.

Këtë e ka konfirmuar për ‘GazetaBlic’, Gramoz Vokrri, i cili thekson se L’Equipe TV ka shprehur interesim për transmetim të këtij dueli.

Tashmë gjithçka është zyrtare dhe ky ballafaqim do të transmetohet edhe në Francë dhe çdo qytetar i këtij shteti që ka TV në shtëpi mund ta shikojë këtë duel.

Kjo është një mundësi shumë e mirë për vendin tonë – për lojtarët dhe mbi të gjitha për kombëtaren e Kosovës, pasi mbi të gjitha është një lobim në vendin kampion bote të vitit 2018.

Të Fundit

Sport

ShowBiz