back to top
Wednesday, November 12, 2025
BallinaLajmeZyrtare: Memli Krasniqi jep dorëheqje nga posti i kryetarit të PDK-së

Zyrtare: Memli Krasniqi jep dorëheqje nga posti i kryetarit të PDK-së

Të ngjajshme

Memli Krasniqi nuk do të jetë më kryetar i PDK-së.

Ai në një konferencë për media ka lajmëruar se ka dhënë dorëheqje nga pozita e të parit të PDK-së, transmeton lajmi.net.

Dorëheqja e tij vjen pas rezultatit jo të mirë të PDK-së në zgjedhjet lokale, ku kjo parti fitoi vetëm 6 komuna, po ashtu pas ngjarjeve që ndodhën në komunën e Drenasit, ku kulmoi me dorëheqjen e Ramiz Lladrovcit, i cili si i pavarur arriti të fitoi kundër kandidatit të PDK-së, Petrit Hajdari.

PDK pritet që të hënën të ketë një proces të ri zgjedhor brenda partisë për të zgjedhur kryetarin e ri.

Bedri Hamza sipas burimeve të lajmi.net do të jetë kryetari i ri i PDK-së që nga dita e hëne, kur do të mbahet Konventa e Partisë./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz