back to top
Tuesday, December 16, 2025
BallinaSportZyrtare: Ky do të jetë trajneri i Kombëtares së Kosovës në futboll...

Zyrtare: Ky do të jetë trajneri i Kombëtares së Kosovës në futboll (Foto)

Të ngjajshme

Limaj: Me gjithë vullnetin tonë, koalicioni me PDK-në nuk u realizua

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, foli për arsyet...

Netanyahu u kërkon qeverive perëndimore të luftojnë antisemitizmin

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka kërkuar të martën që...

Messi ‘përshëndetet’ nga tigri në Indi

Lionel Messi vazhdoi edhe sot me turin e tij...

Trajneri zviceran, Bernard Challandes prite të jetë përzgjedhësi i ri i Kombëtares së Kosovës në futboll.

Pritjes së gjatë i ka ardhur fundit, sepse më 2 mars Kosova do të emërojë trajnerin i ri. Emri ende nuk është zyrtarizuar nga FFK, por mësohet se do të jetë zvicerani 66 vjeçar, Bernard Challandes.

Sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, e konfirmoi për Supersport që emri i trajnerit të ri do të publikohet në kuvendin e ardhshëm të FFK-së, që mbahet më 2 mars.

Sipas tij, me pasardhësin e Albert Bunjakut është arritur parakontratë, ndërsa zyrtarizimi do të bëhet pasi të vendosë Komiteti Ekzekutiv. Salihu nuk pranoi të bëjë të ditur emrin e trajnerit, por tha se është zviceran.

Sipas të gjitha gjasave, përzgjedhës i Kosovës do të jetë Bernard Challandes. 66-vjeçari zviceran aktualisht punon si “scout” tek ekipi Baselit, ndërsa më parë ka qenë përzgjedhës i Armenisë, nga e cila kishte dhënë dorëheqje në mars të vitit 2015, vetëm një ditë pasi ishte mposhtur nga Shqipëria në ciklin kualifikues të “Euro 2016”.

Challandes është menaxher në kompaninë e Footuro, që menaxhon 45 futbollistë, në mesin e tyre 12 shqiptarë, pjesë e të cilëve është edhe mesfushori i kombëtares shqiptare, Migjen Basha.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz