BallinaLajmeZyrtare: Kjo është kandidatura e parë për kryetar të LDK’së

Zyrtare: Kjo është kandidatura e parë për kryetar të LDK’së

Të ngjajshme

Agim Ademi viziton ”Dardanët” e rinj: Flamuri i Kosovës të valojë në Euro 2027

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka vizituar sonte kampin...

Rruga drejt NATO-s mbetet prioritet për Kosovën

Thuajse tri dekada pas ndërhyrjes së NATO-s, e cila...

Klodi i “çmend” femrat me pamjen e re

Ish-finalisti i Big Brother VIP Kosova, Klodian Mihaj vazhdon...

Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka deklaruar në Vranjë,...

Haliti: Nuk kam emigruar, jam arratisur nga Jugosllavia nën kërcënim për jetë

Xhavit Haliti ka folur për periudhën e arratisjes dhe...

Kryetari i Gjilanit dhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se këpucët e Ibrahim Rugovës në LDK nuk i bëhen askujt.

Haziri, ka thënë se LDK-në duhet ta marr një ekip i cili do ta drejtojë partinë në dhjetë vitet e ardhshme dhe ta sjellë atë në pushtet pas 12 viteve.

“Ekipi a i ka 25 veta si kryesi apo 100 veta si Këshill i Përgjithshëm, apo ndoshta edhe 400 veta si Kuvend, kjo është çështje që duhet të diskutohet”.

Nënkryetari i LDK-së ka thënë se ai do të punojë deri në momentin e fundit para mbajtjes së zgjedhjeve në LDK, për një marrëveshje politike.

“Në marrëveshje dua të trajtohen të gjithë të barabartë. A janë 15, 20 apo 30 veta të gjithë duhet trajtuar barabartë. Nuk e favorizoj vetëm meritokracinë, sepse nëse flitet për meritoraci janë disa emra që duhet favorizuar dhe disa tjerë përjashtuar. Mendoj se nëse bëhet kusht meritokracia LDK do të dëmtohet” , ka treguar Haziri në RTV Dukagjini.

Haziri ka thënë se nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje politike për të drejtuar LDK-në, ai do ta shpallë kandidaturën për kryetar të LDK-së.

“Besoj shumë që marrëveshja politike është mjeti i vetëm që LDK ka. Jam për marrëveshje, por nëse nuk ka marrëveshje unë kandidojë”, tha ndër të tjera Lutfi Haziri./Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz